Intervistë me Lindita Mustafën: NGACMIMI – Agresioni është pasojë e nevojës për vëmendje që fëmijët nuk e kanë në shtëpi

Ndonjëherë edhe vetë viktimat e dhunës bëhen autorë – dhunë e mësuar. Xhelozia mund të jetë shkaku i dhunës (për çfarëdo arsye), pastaj urrejtja, zemërimi dhe dëshira për kontroll dhe pushtet mbi të tjerët

Statistikat botërore tregojnë se 30% e nxënësve të shkollave të mesme kanë pranuar se kanë qenë të dhunshëm ndaj të tjerëve, pra se kanë ngacmuar shokët/shoqet e klasës. Në mbarë botën, 130 milionë fëmijë të moshës 13 deri në 15 vjeçare kanë qenë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve: Lindita Mustafa, psikologe e licencuar në Entin për shëndet mendor të fëmijëve dhe të riturve “Mladost” – Shkup.
SHKRUAN:
Katerina Shekerovska-Dimovska
katerina@pedijatar.mk

 

Ndryshimet në sjelljen e fëmijës, tërheqja, e qara, depresioni, vetmia, por edhe e kundërta, sjellja agresive, rebele, mosbindja, ankthi, shqetësimi janë shenja që mund t’ju paralajmërojnë se fëmija juaj po përballet me bullizëm. “Shpesh herë këta fëmijë kanë vetëbesim të ulët, mund të shfaqet humbja e oreksit, ose shtimi i oreksit si pasojë e gjendjes emocionale, mund të jenë të sëmurë, shpesh somatizohen (janë të sigurt se u dhemb barku edhe pse mjeku e thotë të kundërtën, se nuk kanë asgjë), janë nën panik, mund të kenë sulme paniku etj”, sqaron Lindita Mustafa, psikologe e licencuar në Entin për shëndet mendor të fëmijëve dhe të rinjve “Mladost” – Shkup. Për çfarë lloj agresioni bëhet fjalë, si kryhet, pse fëmijët bëhen të dhunshëm, a duhet kërkuar shkaku në shtëpi, në familje, si duhet të reagojnë prindërit… – dhuna e bashkëmoshatarëve po bëhet një problem më i madh dhe më serioz mes fëmijëve të shkollës.

Simptomat më të shpeshta të bullizimit janë të fshehura

Çfarë është bullizimi apo dhuna e bashkëmoshatarëve dhe cilat janë karakteristikat e saj themelore?

Mustafa: Fjala bullizëm është përmendur për herë të parë në vitin 1530, si “bully” që do të thotë „sweetheart“ (e dashur), vjen nga fjala gjermane “buhle” dhe përdorej për një të dashur, “lover”, deri në vitin 1710 kur filloi së zbatuari si një fjalë që do të thoshte dhunë edhe atë, dhunë nga bashkëmoshatarët. Bullizimi është sjellje agresive më shpesh tek të rinjtë dhe fëmijët e shkollës, dhe kategorizohet nga elementët e mëposhtëm: sjellje e qëllimshme armiqësore me synimin për të lënduar individin (nuk është  pa dëshirë), e përsëritur disa herë – jo vetëm një herë, zakonisht dhunuesi është më i fortë ose më i fuqishëm se viktima, reale ose perceptuese (me sa duket) dhe provokimi, më së shpeshti dhuna provokohet nga diçka ose mbështetet nga dikush.

……………………………………………………………………………………………………………….

Nëse dhuna kryhet gjatë rrugës për në shkollë, kurs, trajnim dhe ngjashëm fëmija do të shmangë të ecë në atë rrugë, do të kërkojë një shoqërim ose do të ndalojë së ecuri. Nëse ka ndodhur ngacmimi sajber (virtuale) , ai nuk do të dëshirojë të përdorë telefonin/tabletin e saj, do të jetë në panik, do të fshijë e-mailet, do të vendosë fjalëkalime, do të tërhiqet gjithmonë me njëfarë frike, e cila do t’i bëjë presion emocionalisht.

……………………………………………………………………………………………………………….

Kur flasim për dhunën, për çfarë lloj agresioni po flasim në të vërtetë? Në çfarë mënyre mund të bëhet bullizmi?

Mustafa: Sikurse në çdo dhunë dhe tek bullizmi, ekzistojnë disa mënyra se si bëhet kjo:

Dhuna verbale (këtu do të përfshija edhe dhunën psikologjike, sepse edhe fjalët lëndojnë) si tallja, kërcënimet, shantazhet, fjalët fyese, emrat fyes, fyerjet etj.

Dhuna fizike në formën e goditjes, shkatërrimit të sendeve personale, vrasje etj.

Dhuna kibernetike, nëpërmjet përdorimit të internetit, si mesazhe kërcënuese, fotografime fshehurazi dhe postime, komente ofenduese, tallje etj.

Nëse dhuna kryhet në shkollë, fëmija refuzon të shkojë në shkollë, sajon lloj-lloj gënjeshtrash, ikën nga klasa, nuk dëshiron të mësojë, ka nota të këqija…

Cila është arsyeja e këtij agresioni? Pse fëmijët bëhen të dhunshëm? A duhet që arsyeja të kërkohet në shtëpi, në familje?

Mustafa: Në shumicën e rasteve, agresioni është rezultat i një nevoje të dëshpëruar për vëmendje, të cilën fëmijët fatkeqësisht nuk e kanë në shtëpi. Ndonjëherë vetë viktimat e dhunës bëhen autorë – dhunë e mësuar. Xhelozia mund të jetë shkaku i dhunës (për çfarëdo arsye), pastaj urrejtja, zemërimi si dhe dëshira për kontroll dhe pushtet mbi të tjerët.

Bashkëpunimi me shkollën është shumë i rëndësishëm sepse ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me nxënësit

Statistikat botërore tregojnë se 30% e nxënësve të shkollave të mesme kanë pranuar se kanë qenë të dhunshëm ndaj të tjerëve, pra se kanë ngacmuar shokët/shoqet e klasës. Në mbarë botën, 130 milionë fëmijë nga mosha 13 deri në 15 vjeç kanë qenë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve.

Kur duhet të dyshojnë prindërit se fëmija i tyre po ngacmohet, cilat janë shenjat dhe simptomat?

Mustafa: Shpesh simptomat janë të fshehura, varësisht nga mosha fëmija mund të jetë i tërhequr, i përlotur, i dëshpëruar, i vetmuar ose në të kundërtën agresiv, rebel, i pabindur, i shqetësuar, në ankth etj.

“Shpesh herë këta fëmijë kanë vetëbesim të ulët, mund të shfaqet humbja e oreksit, ose shtimi i oreksit si pasojë e gjendjes emocionale, mund të jenë të sëmurë, shpesh somatizohen (janë të sigurt se u dhemb barku edhe pse mjeku e thotë të kundërtën, se nuk kanë asgjë), janë nën panik, mund të kenë sulme paniku etj.

Varësisht se çfarë lloj bullizimi ka pësuar, ai do të shfaqet në atë mjedis, për shembull, nëse dhuna ushtrohet në shkollë, ai refuzon të shkojë në shkollë, sajon të gjitha llojet e gënjeshtrave, ikën nga klasa, nuk bën dëshiron të mësojë, ka nota të këqija, shpesh i dhemb koka ose hyn në rrugët e delikuencës së të miturve.

Nëse dhuna kryhet gjatë rrugës për në shkollë, kurs, trajnim dhe ngjashëm fëmija do të shmangë të ecë në atë rrugë, do të kërkojë një shoqërim ose do të ndalojë së ecuri. Nëse ka ndodhur ngacmimi sajber (virtuale) , ajo nuk do të dëshirojë të përdorë telefonin/tabletin e saj, do të jetë në panik, do të fshijë e-mailet, do të ndryshojë  fjalëkalimet, do të tërhiqet gjithmonë me njëfarë frike, e cila do t’i bëjë presion emocionalisht.

Bullizmimi përsëritet disa herë, dhe zakonisht ngacmuesi është më i fortë ose më i fuqishëm se viktima

Çka pasi të konstatohet se bëhet fjalë për bullizmin, si të sillemi edhe më tej me fëmijën?

Mustafa: Varet nga mosha. Nëse prindërit kanë vendosur ta sjellin dhe kanë konstatuar se diçka nuk shkon me fëmijën, atëherë ne punojmë si me familjen ashtu edhe me fëmijën, nëse është më i vogël kalojmë lojëra ose terapi “play”, nëse fëmija është më i madh përdorim teknika dhe teste psikologjike, bëjmë një qasje individuale dhe psikoterapi, por gjithmonë kemi parasysh bashkëpunimin me prindërit dhe shërbimin pedagogjik-psikologjik në shkollë.

Bashkëpunimi me shkollën është shumë i rëndësishëm sepse ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me nxënësit dhe ne me ndihmën tonë mund të ndikojmë në ndërgjegjësimin e prindërve dhe mësuesve se si të njohin dhe parandalojnë bullizmin, përmes ligjëratave, punëtorive, tribunave etj.