Ja pse nuk duhet të flini në dhomë të ndriçuar

Fjetja në dhomë të ndriçuar mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2, pasiqë e pengon prodhimin e insulinës, tregoi një studim i ri.

Përderisa disa duan të flenë krejtësisht në errësirë, të tjerët të paktën lënë të llambë të kyçur brenda natës. Por shkencëtarët zbulojnë se përse nuk është mirë që të flihet gjumë në dhomë të ndriçuar.

Fjetja në dhomë të ndriçuar mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2, pasiqë e pengon prodhimin e insulinës, tregoi një studim i ri. Pas vetëm një nate të kaluar në dhomë të ndriçuar, të anketuarit kishin rezistencë më të madhe të insulinës, zbuluan shkencëtarët amerikanë.

Rezistenca e insulinës është aftësi e reduktuar e qelizave për të reaguar ndaj hormonit që transporton glukozë në qarkullimin e gjakut dhe është i lidhur me diabetin e tipit 2.

Në miliona njerëz në mbarë botën, diabeti diagnostikohet çdo vit, ndërsa në 90% të rasteve bëhet fjalë për daibetin e tipit 2

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës e shtyp prodhimin e hormonit melatonin, i cili është i rëndësishëm për gjumin, por luan rol edhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak. Melatonina prodhohet në tru si rezultat i errësirës dhe e rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit.

“Zbulimet tona tregojnë se vetëm një natë në ekspozim të dritës gjatë kohës së gjumit, ndikon në rezistencën e insulinës. Ndërkohë që fleni ekspozimi ndaj dritës i pengon gjumit, por ky hulumtim tregon se ka potencial për të ndikuar në metabolizëm”, thotë autori i këtij studimi, Dr. Ivy Chong Mason.

Këto zbulime janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh përdorimin e shpeshtë të ndriçimit artificial, thekson Dr. Mason, dhe shton se janë të nevojshme hulumtime të mëtejshëm për të përcaktuar se sa zgjasin efektet ndaj ekspozimit të dritës.