Pini kafe, dhe vazhdoni të fleni për 15 minuta

Shumë njerëz, as kafeja e mëngjesit nuk i ndihmon që të zgjohen dhe të fillojnë ditën - ja se si ta zgjoni organizmin

Përkundër faktit se kafeina i zgjon njerëzit, shumë kënd as kafeja e mëngjes nuk i ndihmon të zgjohen dhe të fillojnë me ditën. Por, hulumtimet kanë treguar se zgjidhja më e mirë është që të pini kafen dhe shtrihen përsëri, dhe të fleni për pesëmbëdhjetë minuta tjera.

 

Gjegjësisht, një nga studimet e kohëve të fundit, që si temë kryesore e kanë kafenë, u bë mbi shoferët, i cili tregoi se gjumi prej pesëmbëdhjetë minutash e rrit zgjimin e tyre.

 

Kafeinës i duhet 45 minuta që të përpunohet, por kjo është një periudhë e gjatë gjumi, pasi që truri hyn në një fazë më të thellë të gjumit, kështu që trupi mendon se nëse fleni për 45 minuta, mund të fleni edhe për pesë orë. Kafeina, gjithashtu e bllokon prodhimin e adenozinës, përzierje e cila grumbullohet në trup gjatë kohës kur jeni të zgjuar dhe në fund ju vë në gjumë. Pra, nëse fleni menjëherë pas kafesë së parë të mëngjesit dhe zgjoheni pas 15 minutash, do t’i shmangni të gjitha pasojat dhe do të “mashtroni” trupin, do të zgjoheni më lehtë dhe do të jeni të gatshëm për obligimet e reja ditore.