Katër hapa për një stomak të shëndetshëm

Sistemi i shëndetshëm i tretjes është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht për imunitetin. Ja se çfarë mund të bëni për të mbajtur stomakun tuaj të shëndetshëm.

Nuk është e rëndësishme që stomaku të jetë vetëm “i sheshtë” dhe i shtrënguar. Është shumë më e rëndësishme që të jetë i shëndetshëm, pasi që kjo gjë shpesh harrohet pasi njerëzit fokusohen vetëm në pamjen e jashtme. Sistemi i shëndetshëm i tretjes është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht për imunitetin.

Konsumoni më shumë fibra

Fibrat janë të rëndësishme sepse ato lehtësojnë tretjen dhe lëvizjen e ushqimeve të tretura përmes traktit digjestiv. Kur konsumohen artikuj ushqimor të pasura me fibra, zorrët funksionojnë si duhet, që do të thotë se toksinat nuk mbeten në organizëm.

Merrni probiotikë

Probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të baktereve të mira që jetojnë në zorrë. Nuk është e domosdoshme që të merren probiotikë në formën e shtojcave, por mjafton të filloni të pini sa më shumë jogurt. Uthulla e mollës, lakër turshi, trangujt dhe ullinjtë gjithashtu mund të ndihmojnë, pasi ato janë burim natyral i probiotikëve.

Nervozë

Stresi ndikon edhe në tretjen e ushqimit. Kur niveli i kortizolit të ngrihet, në sistemin e organeve për tretje ndodh përgjigja inflamatore dhe çrregullohet flora natyrale, duke shkaktuar kështu probleme me stomakun.

Antibiotikët

Antibiotikët gjithashtu e çrregullojnë ekuilibrin natyral të baktereve të mira në zorrë, por përdorimi i shpeshtë e këtyre barnave mund të çojë në shfaqjen e candidas. Prandaj, nëse tashmë u duhet të merni antibiotikë, me to përdorni edhe probiotikë.