Katër ilaçet natyrale kundër ulçerës

Ulçerat janë dukuri të pakëndshme, të cilat mund të trajtohen edhe në mënyrë natyrale

Ulçerën e lukthit mund ta shkaktojnë një numër shkaktarësh, ndër të cilat më i zakonshëm është infeksioni me helicobacter pylori dhe si rezultat i dëmtimit  shkaktuar nga veprimi i barnave të ndryshme dhe barnave anti-inflamatore jo steroide.

Këto janë disa ilaçe natyrale për trajtimin e ulçerës.

Lëng lakre

Ky është një ilaç natyral popullor për ulçerën, ndërsa thuhet se mjekët e kanë përdorur për këtë qëllim shumë vite para se të zbuloheshin tabletat për këtë gjendje. Lakra është e pasur me vitaminë C, antioksidant ky që është treguar efektiv në mbrojtjen nga infeksioni helikobakter. Gjithashtu përmban beta karoten, lutein dhe zeaksantin, si dhe flavonoidet – kaempferol, quercetin dhe apigenin. Grini lakrën, kriposeni dhe shtoni lëngun e një limoni. Lëreni të qëndrojë për rreth gjysmë ore. Kullojeni dhe gjithmonë pijeni të freskët.

Gliciriza e shogët (Glycyrrhiza glabra)

Rrënja e saj e ëmbël i përket grupit të bishtajoreve (siç është fasulja me ngjyra dhe soja) dhe ka shije të ëmbël. Përmban disa komponime që kanë efikasitet në trajtimin e ulçerës, përfshirë edhe acidin glicerik. Rrënja e ëmbël dhe ekstraktet e saj duhet të konsumohen në mënyrë të matur, përafërsisht tre filxhana çaj në ditë. Nëse dëshironi që ta pini paraprakisht për të parandaluar ulçerën, thjesht shtoni pak glicerizë në përgatitjen e ndonjë çaji tjetër. Por mbani në mend se, përdorimi i glicerizës për një kohë të gjatë ose marrja e tepruar mund të shkaktojë efekte anësore në formën e kokëdhimbjeve.

Mjalti

Mjalti ka efekt të fortë antiseptik, antioksidues dhe pastrues që i shërbejnë trupit, lëkurës dhe shëndetit në përgjithësi. Hulumtimet kanë treguar se mjalti mund të ndihmojë shumë në çrregullimet e tilla si shfaqja e ulçerës në lukth dhe gastroenteritit bakterial.

Hudhra 

Hudhra ka efekt të fortë dezinfektues, antibakterial dhe fungicid, e cila lehtësisht mund të krahasohet me antibiotikët më të mirë. Studimet kanë treguar se hudhra, për shkak të vetive të saj, përshpejton shërimin e ulçerës dhe parandalon shfaqjen e saj. Nëse hani dy thelbinj hudhër në ditë, e keni ulur rrezikun e shfaqjes së kësaj gjendje me 70%. Efekti më të mirë ka nëse konsumohet në stomak bosh.