Katër nga 10 gra pranuan se stërviten në mënyrë që të mund hanë çfarëdo që dëshirojnë

Për shumë veta çokollata është shpërblimi më i mirë i mundshëm pas ushtrimeve të lodhshme të palestrës.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 4 nga 10 gra pranuan shkojnë dhe ushtrojnë  në palestër vetëm që më pas të mund të hanë ëmbëlsirën e tyre të preferuar. Në vend që të ushtrojnë për vijën trupore të përsosur, ata shkojnë në palestër vetëm që të mund të shijojnë ushqimet me  kalori dhe jo të shëndetshme.

“Për dikë, palestra ose vrapimi janë diçka që e bëjnë me vullnet. Por disa njerëz vënë shumë presion mbi vetveten, por jeta duhet të jetë një gëzim dhe ekuilibrim, në mënyrë që të mund të kënaqemi dhe të bëjmë gjëra të cilat janë të mira për ne”, thekson Mike Walker, ushëheqësi i hulumtimit.

Çokollata është në krye të listës së ushqimeve kur bëhet fjalë për shpërblimin që vjen pas stërvitjes, ndjekur nga picat dhe ëmbëlsirat tjera. Vera dhe patatet e skuqura  gjithashtu bëjnë pjesë në mesin e produkteve, të cilat njerëzit duan t’i konsumojnë menjëherë pas kohës që kanë kaluar në palestër. Është vërtetuar se njerëzit ushtrojnë  me qëllim që të mund të hanë atë që duan pa u ndjer keq, në vend që fillimisht të gostiten e pastaj të ushtrojnë.