Katër shkaktarët më të zakonshëm që shkaktojnë skuqjen e syve

Shpesh skuqja e syve mund të ndodhë si pasojë e shamponit, por kjo është e padëmshme dhe pa dhimbje.

Përderisa skuqja e syve apo sytë e përgjakur nuk kalojnë, ju duhet të dini arsyen që e shkakton këtë gjë, të veproni me kohë dhe të parandaloni komplikimet e mëtejshme.

Shpesh skuqja e syve mund të ndodhë si pasojë e shamponit, por kjo është e padëmshme dhe pa dhimbje. Por nëse skuqja e syve nuk kalon, dhe nëse sytë tuaj ju dhembin ose ju djegin, duhet që të vizitoheni te mjeku i syve. Këto janë shkaqet e mundshme e syve të skuqur.

Konjuktiviti

Konjuktiviti është një nga problemet më të zakonshme të syve. Është inflamacion ose infeksion i cili e mbulon pjesën e bardhë të syrit. Shpesh shkaktohet nga alergjitë, bakteret ose viruset, shpesh është krejtësisht i padëmshëm dhe pa dhimbje dhe rregullohet me terapi.

Lotët artificial

Përdorimi i shpeshtë i lotëve artificial të cilët kanë tendencë për të zvogëluar thatësinë e syve, mund të shkaktojë dukuri të pakëndshme të të skuqjes së syve. Nëse ato i përdorni për të zvogëluar skuqjen e syve tashmë ekzistuese, ato mund vetëm të përkeqësojnë gjendjen.

Thatësia e syve

Sytë kronik të thatë dhe prodhimi i zvogëluar i lotëve mund të çojnë në acarimin e tepërt të syve, kështu edhe në skuqjen e pakëndshme. Thatësia e syve i zgjeron enët e gjakut, gjë që bën që sipërfaqja e syrit të inflamohet.

Thjerrëzat optike

Ato që përdorin thjerrëzat optike e dinë sesa siklet mund të shkaktojnë ato. Thjerrëzat rekomandohet që të mbahen deri në 10 orë brenda ditës, por shpesh ky rregull nuk respektohet. Pas kësaj, mund të shfaqet skuqja në sy.