A keni mjaftueshëm ujë në trup: Me një test të thjeshtë, kontrolloni nëse jeni të dehidruar

Testi përfshin kontrollin e lëkurës ose elasticitetin e saj. Dmth, nëse jeni mjaftueshëm të hidratuar, lëkura juaj mund të ndryshojë formën e saj dhe menjëherë do të kthehet në gjendjen e saj origjinale.

Në pritje të verës dhe temperaturave të larta e rëndësishme është të mbani mend se, nëse doni që të jeni të shëndetshëm duhet që të jeni vazhdimisht të hidratuar, ndërsa ky test i thjeshtë në tre sekonda do t’ju tregojë nëse trupi juaj ka mungesë të ujit.

Testi përfshin kontrollin e lëkurës ose elasticitetin e lëkurës. Dmth, nëse jeni mjaftueshëm të hidratuar, lëkura juaj mund të ndryshojë formën e saj dhe menjëherë do të kthehet në gjendjen e saj origjinale.

E gjitha që duhet të bëni është që të kapni lëkurën për disa sekonda, për të parë nëse lëkura do të kthehet shpejt në pozicionin e saj origjinal.

Mënyra më e lehtë është të pickoni lëkurën në dorën tuaj për tre sekonda, ndërsa pastaj ta lëshoni. Nëse lëkura kthehet menjëherë në gjendjen normale, do të thotë se ju jeni mjaftueshëm të hidratuar. Megjithatë, nëse lëkurës suaj i nevojitet një moment që të kthehet në gjendjen e saj normale, do të thotë se nuk është shumë elastike dhe trupi juaj është duke humbur lëngje, shkruan “Medline Plus”.

Nëse testi tregon se jeni të dehidratuar, mos kini frikë, merrni lëngje të mjaftueshme, hani mirë dhe kujdesin për lëkurën me anë të kremrave të ndryshme.

Mbani në mend se ky test nuk është i njëjtë, si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit, pasiqë me plakjen lëkura humbet elasticitetin e saj dhe kolagjenin, madje edhe nëse trupi është i hidratuar, lëkura kthehet ngadalë në gjendjen e saj fillestare.