KENI SHPUTA TË FTOHTA? Ekspertët përmendin këto pesë sëmundje si shkaqe të mundshme

Shputat e ftohta kronike shoqërohen me disa probleme të ndryshme shëndetësore, por nëse keni probleme të tjera përveç shputave të ftohta, duhet të shkoni te mjeku për të zbuluar saktësisht se çfarë është. 

Nuk është e pazakontë që këmbët tuaja të jenë të ftohta gjatë dimrit, por nëse zbuloni se shpesh keni nevojë për çorape më të trasha ose merrni batanije për t’i mbajtur shputat tuaja të ngrohta, ka mundësi që problemi të jetë diçka tjetër përveç temperaturave të ulëta të dimrit.

Shputat e ftohta kronike shoqërohen me disa probleme të ndryshme shëndetësore, por nëse keni probleme të tjera përveç shputave të ftohta, duhet të shkoni te mjeku për të zbuluar saktësisht se çfarë është.

  • Hipotiroidizmi

Këmbët e ftohta mund të sinjalizojnë se mund të keni problem me tiroiden. “Gjëndra tiroide është pjesë e rëndësishme e funksioneve metabolike në trupin tonë”, thotë mjekja e urgjencës Kelly Johnson-Arbor.

Nëse shputat tuaja janë shpesh të ftohta, kjo mund të tregojë se gjëndra juaj tiroide mund të mos prodhojë mjaftueshëm hormone. Ky quhet hipotiroidizëm, i cili njihet edhe si aktivitet i reduktuar i gjëndrës tiroide, shpjegon mjekja.

Përveç shputave të ftohta, personat që kanë këtë problem shëndetësor mund të përjetojnë edhe disa simptoma të tjera si lodhje, shtim në peshë dhe intolerancë ndaj temperaturave të ftohta.

“Për fat të mirë, sëmundja e tiroides mund të diagnostikohet lehtësisht me një analizë të thjeshtë gjaku. Trajtimi, i cili zakonisht përfshin administrimin e përjetshëm të hormoneve tiroide, mund të ndihmojë në reduktimin ose eliminimin e shenjave dhe simptomave të hipotiroidizmit”, shton Johnson-Arbor.

  • Diabeti

Diabeti gjithashtu mund të jetë përgjegjës për shputat e ftohta. David Beattie, mjek i përgjithshëm, thotë se shputat e ftohta mund të jenë shenjë se keni diabet.

Diabetikët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje vaskulare periferike, gjendje në të cilën “furnizimi me gjak arterial në ekstremitetet është i reduktuar ose, në raste ekstreme, bllokohet plotësisht”, shpjegon Dr. Beattie.

“Përveç kësaj, yndyra, kolesteroli dhe substanca të tjera formojnë pllaka që bllokojnë arteriet, duke reduktuar qarkullimin e gjakut në shputa. Si pasojë, qarkullimi në ekstremitete mund të dëmtohet”, shton doktor Beatty, duke shpjeguar se kjo rezulton në shputa të ftohta. Përveç shputave të ftohta, sëmundjet vaskulare periferike mund të shkaktojnë simptoma të tjera – fytyra mund të jetë e ftohtë në prekje ose shumë e zbehtë.

  • Anemia

Kelly K. Middleton, mjeke dhe kirurg ortopede, shprehet se ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit shoqërohet edhe me anemi, gjendje që shfaqet për shkak të mungesës së hekurit ose vitaminës B-12. Ajo shton se personat me anemi mund të kenë edhe simptoma të tjera si lodhje, lëkurë të zbehtë dhe palpitacione.

Dr. Johnson-Arbor thotë se anemia shfaqet kur numri i qelizave të kuqe të gjakut në trupin tuaj zvogëlohet. “Qelizat e kuqe të gjakut transportojnë oksigjen në indet në të gjithë trupin. Tek pacientët anemikë, qarkullimi i dobët është rezultat i mungesës së shpërndarjes së oksigjenit në inde”, shpjegon ajo.

  • Probleme me mushkëritë

Terapisti i frymëmarrjes John Landry thotë se këmbët e ftohta mund të tregojnë disa probleme të mushkërive, duke përfshirë sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD), hipertensionin pulmonar dhe emboli pulmonare. Nëse një person ka COPD dhe hipertension pulmonar, përveç shputave të ftohta, ai mund të vërejë edhe simptoma të tilla si gulçim, lodhje, dhimbje gjoksi dhe shtrëngim në gjoks.

  • Helmimi

Dr. Johnson-Arbor shton se shputat e ftohta mund të tregojnë edhe helmim nga peshqit e kontaminuar. Këto janë kryesisht lloje peshqish tropikal dhe përveç shputave të ftohta, mund të shfaqen simptoma të tilla si nauze dhe dhimbje stomaku.