Këto janë shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të jetë anemik

Nëse nuk detektohet në kohë, anemia mund të çojë në pasoja të rënda për shëndetin e fëmijës tuaj.

Anemia nga mungesa e hekurit, e njohur në mjekësi si anemia sideropenike, shfaqet si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët. Hulumtimet më të reja, zbuluan se rreth 40 për qind e fëmijëve me këtë lloj anemie janë të moshës parashkollore.

Siç shpjegojnë mjekët pediatër, kjo ndodh kryesisht për shkak të marrjes së reduktuar të hekurit nëpërmjet dietës, çrregullimit të absorbimit të hekurit në traktin tretës ose humbja e madhe e gjakut. Nëse nuk detektohet në kohë, anemia mund të çojë në pasoja të rënda për shëndetin e fëmijës tuaj.

Prandaj, mjekët pediatër rendisin disa shenja që mund të tregojnë anemi. Ata janë:

  • Kolla
  • Hundë e zënë
  • Vjellje
  • Dijare
  • Dhimbje barku
  • Lëkurë e zbehtë
  • Shqetësime
  • Gjakderdhje hundësh
  • Gjak në jashtëqitje
  • Të vjellura me gjak
  • Probleme kognitive apo zhvillimore

 

Përktheu dhe përshtati:S.N