Këto janë simptomat më të zakonshme të diabetit

Për diabetin duhet të dyshoni në rast papritmas shfaqen edhe simptomata e tilla si: uria e theksuar, lodhja, rraskapitja, ndjesi shpimi gjilpërash në shputa, shërim i ngadaltë i plagëve dhe infeksioneve.

Nëse keni etje të shtuar, urinoni shpesh, ushqeheni mirë por përsëri humbni peshë, lodheni shpejtë, duhet të këshilloheni me mjekun amë pasiqë këto simptoma tregojnë për diabetin.

Për diabetin duhet të dyshoni edhe në rast se papritmas shfaqen:

  • Nevoja e shtuar për ushqim
  • Lodhje dhe rraskapitje
  • Shikimi i turbull
  • Ndjesi shpimi gjilpërash në shputa
  • Shërimi i ngadaltë i plagëve dhe infeksioneve

Që sëmundja të diagnostikohet në kohë dhe të trajtohet në mënyrën e duhur, profesionistët rekomandojnë që njerëzit e moshës mbi 40 vjeçare çdo vit të kryejnë ekzaminimin sistematik që përfshin kontrollin e sheqerit në gjak, kolesterolin në gjak dhe tensionin e gjakut. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi që diabeti është sëmundje që nuk shkakton dhimbje në trup.

Profesionistët gjithashtu theksojnë se ulja e peshës së tepërt për vetëm 10 përqind zvogëlon rrezikun e diabetit për 50 përqind, ul tensionin e gjakut për 10 mmHg dhe kolesterolin total për 10 përqind.