Këto janë tre aktivitetet trupore që ngadalësojnë shkatërrimin e kockave

Megjithatë, për të shtyrë shfaqjen dhe zhvillimin e këtyre sëmundjeve për të paktën disa kohë, në kuptimin parandalues, duhet të respektohen rregulla të caktuara gjithë jetën. Të ushqyerit duhet të bazohet në marrjen e kalciumit, për të siguruar forcën e skeletit. Aktiviteti trupor gjithashtu duhet të praktikohet sipas moshës dhe intensitetit të sëmundjes.

Për sëmundjet degjenerative reumatike nuk ekziston ilaç efektiv për shërim të plotë, pasi që bëhet fjalë për një proces të pandalshëm. Terapia e cila aplikohet është simptomatike. Gjithnjë e më shumë përdoren preparatet hondro-mbrojtëse, të cilat ekziston një numër i mjaftueshëm gjetjesh klinike për veprimin e tyre të suksesshëm. Preparatet aplikohen përmes injeksioneve që mjeku i vendos direkt në nyje e sëmura, por mund të merren edhe në mënyrë orale si tableta. Është vërtetuar se këto preparate e ngadalësojnë procesin e dëmtimit të kërcit.

Megjithatë, për të shtyrë shfaqjen dhe zhvillimin e këtyre sëmundjeve për të paktën disa kohë, në kuptimin parandalues, duhet të respektohen rregulla të caktuara gjithë jetën. Të ushqyerit duhet të bazohet në marrjen e kalciumit, për të siguruar forcën e skeletit. Aktiviteti trupor gjithashtu duhet të praktikohet sipas moshës dhe intensitetit të sëmundjes.

Për secilën moshë, ekzistojnë ushtrime të përshtatshme, të cilat duhet të rekomandohen nga një profesionist. Për të moshuarit, tek të cilët ndryshimet degjenerative janë më të theksuara, këshillohet shëtitja me një ecje të shpejtë, aq sa është e mundur për fuqinë e tyre. Ecja e shpejtë është e rëndësishme sepse ndikon tek nyjet, duke rritur forcën e eshtrave. Noti është gjithashtu efektiv, si dhe ngasja e biçikletës.