Këto janë ushqimet e mira dhe të këqija për mëlçinë

Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike është kërcënim i madh për shëndetin e mëlçisë. Përveç se shkakton mëlçinë yndyrore, mund të shkaktojë edhe cirrozë të mëlçisë.

Mëlçia është organi më i madh i brendshëm në trup. Meqenëse përpunon shumicën e ushqimeve që hyjmë në organizëm, është tejet e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje zgjedhjes së ushqimit.

Ekzistojnë artikuj ushqimor që stimulojnë punën dhe shëndetin e mëlçisë, por për fat të keq ka edhe nga ata që e prishin funksionin e saj.

Këto janë artikujt usqhimor më të mirë dhe më të këqijnj për mëlçinë:

Drithërat

Ushqimi me shumë fibra stimulon shëndetin e mëlçisë. Drithërat më së miri është të konsumohen në mëngjes, sepse nxisin dobësimin dhe largimin e shtresave yndyrore nga zona e stomakut, gjë që është e mirë për mëlçinë.

Brokula

Nëse dëshironi mëlçi të shëndetshëm, në pjatën tuaj vednosni një shumëllojshmëri të perimeve. Hulumtimet tregojnë se brokoli ndihmon në parandalimin e mëlçisë yndyrore. Mund të piqet ose të zihet me avull, të pregatitet si sallatë, të shtohet në smoothie ose të përgatitet si vakt kryesor vegjetarian.

Çaji jeshil

Ky çaj është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë nga disa forma të kancerit. Nëse doni t’i shfrytëzoni përparësitë e tij, përgatiteni gjithmonë vetë.

Kafe

Hulumtimet kanë treguar se 2 deri në 3 filxhana kafe në ditë, mund t’a mbrojnë mëlçinë nga alkooli dhe artikujt jo të shëndetshëm ushqimorë  që i konsumojmë gjatë gjithë ditës.

Ujë

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për mëlçinë është humbja e peshës, për këtë do t’ju ndihmojë uji i thjeshtë. Zëvendësoni pijet e ëmbla dhe të gazuara me ujin dhe humbni peshë pa shumë përpjekje.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me antioksidantë të cilët e stimulojnë funksionimin e duhur të mëlçisë. Mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme. Spinaqin mund t’a pregatitni si sallatë të shijshme, mundeni ta shtoni në formë qulli në vaktin kryesor ose t’a shtoni në smoothie. 

Boronicat – janë të pasura me polifenole, materie ushqyese që mbrojnë nga mëlçia yndyroe, nxisin heqjen e kilogramëve dhe ulin kolesterolin e lartë. Nëse nuk jeni adhurues i boronicave, zëvendësoni ato me ushqime që përmbajnë edhe polifenole, si çokollata e zezë, ullinjtë ose kumbullat.

Bimët dhe erëzat

Dëshironi që njëkohësisht t’i mbroni edhe mëlçinë edhe zemrën? Atëherë përdorni rigon, sherbele ose rozmarinë gjatë përgatitjes  së vakteve. Këta erëza janë të pasura me polifenole, por edhe me shije, të cilat do të zvogëlojnë nevojën për kriposje. Për përgatitjen e ushqimit mund të përdorni edhe kanellë, kerri dhe qimnon.

Bajamet 

Bajamet dhe frutat tjera të thata janë burim i madh vitaminës E, i cili është i shkëlqyer në mbrojtjen e mëlçisë yndyrore. Bajamet janë të mira edhe për zemrën, kështu që patjetër t’i përdorni çdo ditë.

Largoni ushqimet e yndyrshme

Patatet e skuqura dhe hamburgerët nuk janë aspak të mira për mëlçinë. Yndyra e tepërt e vështirëson funksionimin e duhur të mëlçisë. Me kalimin e kohës, mund të shfaqen inflamacione, si dhe plagë të mëlçisë e njohur si cirroza.

Kushtojini vëmendje konsumimit të sheqerit

Shumë sheqer mund t’a rrezikoj shëndetin tuaj, sepse mëlçia do t’a konvertojë sheqerin në yndyrë, gjë që nuk është e mirë aspak.

Bëni kujdes ndaj alkoolit

Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike është kërcënim i madh për shëndetin e mëlçisë. Përveç se shkakton mëlçinë yndyrore, mund të shkaktojë edhe cirrozë të mëlçisë. Madje, edhe konsumimi i rrallë i alkoolit mund të jetë i dëmshëm nëse keni predispozita gjenetike për sëmundjen e mëlçisë. Pini të paktën një pije alkoolike në ditë ose dy (për meshkujt).

Mos përdorni shumë kripë

Trupi ka nevojë për pak kripë që të funksionojë siç duhet. Studimet kanë treguar se çdo ditë ne shtojmë kripëra të tepërta në trup, edhe atë pa kriposje. Gjithashtu është vërtetuar se konsumimi i tepruar i natriumit mund të çojë në fibrozë, që orienton drejt cirrozës së mëlçisë. Shmangni produktet e konservuara, mishin e thatë dhe kriposjen e tepërt, shkruan webmd.