Kjo frazë me dy fjalë është gjëja më e keqe që një prind mund t’ia thotë fëmijës së tij

“Qetësia mësohet më së miri përmes demonstrimit, e cila është shumë e rëndësishme veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. T’i thuash një fëmije të qetësohet kur është i shqetësuar është gjëja më e keqe që mund të bësh”.

Çdo fëmijë ndonjëherë është në ankth. Por kur kjo ndodh, ekziston një frazë e zakonshme me dy fjalë që nuk duhet ta thoni kurrë: “qetësohu”. Kështu thotë Rejçell Romer, bashkëthemeluese e kompanisë për mbështetje dhe arsimim, si dhe nënë e dy fëmijëve.

„Qetësia mësohet më së miri përmes demonstrimit, e cila është shumë e rëndësishme veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. T’i thuash një fëmije të qetësohet kur është i shqetësuar është gjëja më e keqe që mund të bësh”-thotë ajo.

Psikologët Brene Brovn dhe Varton Adam pajtohen me të. Fjalët “qetësohu” nuk vërtetojnë emocionet e fëmijës, as e ndihmojnë atë të kuptojë ndjenjat e tij, madje mund të duket si nënçmuese.

“Alison Vud Bruks botoi një punim në vitin 2014 ku zbuloi se 80 për qind e njerëzve u thoshin fëmijëve dhe adoleshentëve të mërzitur të qetësoheshin. Kjo është kundërproduktive, sepse ne e dimë se ankthi është një emocion intensiv që nuk largohet thjesht”, shpjegon Grant.

Treshja rekomandoi dy ushtrime për t’i ndihmuar fëmijët të menaxhojnë më mirë emocionet e tyre. E para përfshin një ushtrim të përbashkët të frymëmarrjes, i cili lejon fëmijën të relaksohet. E dyta është të riformuloni ankthin ose shqetësimin.

„ Vud Bruks zbulon, se në vend që të qetësohet, do të ishte më mirë të përshkruanim ankthin si shqetësim dhe të themi se emocioni që po përjetojmë është i pasigurt dhe se është e mundur që diçka e keqe të ndodhë, por është gjithashtu e mundur që të ndodhë diçka e mire”-sqaron më tej Grant.

Prindërit mund të bëjnë një ushtrim të ngjashëm me fëmijët e tyre dhe përmes bisedës të zëvendësojnë shprehjen “qetësohu” me “E di që je i emocionuar, por…”

“Këto janë dy mënyra për t’i ndihmuar që fëmijët të jenë më të lumtur dhe për t’i ndihmuar ata të qetësojnë emocionet e forta,”- përfundon Grant.

Përktheu dhe përshtati:S.N