Kollitja është sinjali paralajmërues: Pse paraqitet dhe si shërohet më së miri?

Është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje llojit të kollës dhe kohëzgjatjes

Një nga sinjalet më të shpeshta që trupi na i dërgon është kollitja. Ajo në fakt është një refleks që pastron rrugët e frymëmarrjes nga materiet që e irritojnë. Ato ndryshojnë në varësi të karakterit – e thatë dhe produktive dhe sipas kohëzgjatjes – kollitje akute dhe kronike. Shkaqet e kollës janë të shumta – kjo mund të jetë një përgjigje krejtësisht e padëmshme ndaj organizmit, por gjithashtu mund të jetë edhe një sinjal alarmant që trupi juaj po lufton me sëmundje të rënda.

Për shkak se ekzistojnë shumë arsye, njerëzit shpesh e shohin kollitjen si një fenomen i cili shpejt kalon dhe se nuk duhet t’i kushtohet vëmendje shumë e madhe, e cila në disa raste mund të jetë një gabim fatal.

Shkaqet më të shpeshta të kollës së thatë janë ajri i thatë dhe i ndotur, alergjitë, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, astma… Viruset dhe gripi shpesh shkaktojnë kollë produktive, por edhe atëherë mund të paraqitet kollë e thatë që pas një ose dy ditëve “piqet”. E rëndësishme është që t’i kushtohet vëmendje kohëzgjatjes së kollës. Kolla akute zgjat deri në tre javë, ndërsa çdo gjë që është më e gjatë konsiderohet kollë kronike, për të cilën është e nevojshme të gjesh shkakun. Përveç kohëzgjatjes dhe llojit të kollës, kushtoni vëmendje nëse ka edhe simptoma të tjera.

Nëse bashkë me kollitjen shfaqet edhe ngjirja e zërit, temperatura, sekreti, ndoshta bëhet fjalë për virus, kështu që do të ishte mirë të shkonit te mjeku. E rëndësishme gjithashtu është edhe pamja e sekretit – nëse është e verdhë ose e gjelbër, ndoshta është një infeksion bakterial, inflamacion i sinusit, madje edhe bronkit. Nga ana tjetër, nëse sekreti është ngjyrë rozë, ndjekur nga dhimbjet e kokës dhe temperatura, mund të jetë shenjë e inflamacionit të mushkërive, ndërsa, nëse ka edhe gjurmë gjaku në sekret kjo mund të jetë kancer ose tuberkuloz. Nëse kollitja zgjat më shumë se tre javë dhe shoqërohet me dhimbje gjoksi, gjak në sekrecion, marramendje, MENJËHERË shkoni te mjeku juaj, sepse kjo mund të jenë simptoma të sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Ekzistojnë disa mënyra për të parandaluar kollën:  

  • Ajrosja e rregullt e ambienteve;
  • Tek radiatorët vendosni enë me ujë pët të parandaluar tharjen e ajrit; 
  • Pastrimi i rregullt i shtëpisë mund të parandalojë kollën e shkaktuar nga reaksionet alergjike …;
  • Përdorni produkte natyrale për mirëmbajtjen e shtëpisë – kollitja si rezultat i avullimit të kimikateve;
  • Përpiquni që ta forconi imunitetin sa më shumë që të jetë e mundur – flini mjaftueshëm, merrni vitamina, shmangni duhanin dhe alkoolin; 
  • Mos prisni që kollitja të përkeqësohet – filloni të përdorni preparate të përshtatshëm për kollin.