Konsumi i kafesë zvogëlon rrezikun ndaj rozaceas

Ky studim tregoi se konsumi i 100 mg kafeinë në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun ndaj rozaceas me 4%.

Një studim që analizoi rrezikun e rozacea dhe shprehitë ushqimore, tek pothuajse 83 000 gra, tregoi se konsumi i kafeinës mund të zvogëloj rrezikun e zhvillimit të rozaceas. Këto rezultate janë në kundërshtim me mendimin e deritanishëm se pacientët me rozacea duhet të shmangin kafeinë dhe pijet e nxehta të çdo lloji.

Ky studim tregoi se konsumi i 100 mg kafeinë në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun ndaj rozaceas me 4%.

Personat që konsumonin katër ose më shumë filxhana kafe në ditë, kishin një ulje edhe më të madhe ndaj rrezikut të rozaceas. Përndryshe, një filxhan kafe mesatarisht mund të përmbajë 95 deri 165 mg kafeinë.

Ajo çka është e rëndësishme është se tek adhuruesit e çajit, pijeve të ëmbla dhe çokollatës, nuk është vërejtur zvogëlimi ndaj rrezikut të rozaceas.

Përndryshe, rozacea është gjendje e shpeshtë inflamatore, e cila zakonisht prek lëkurën e fytyrës. Është e njohur se ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka vështirësi me rozacean, mirëpo edhe princesha e Britanisë së Madhe, Diana vuante nga rozacesa.