Kosi i frutave përmban më shumë sheqer se pijet e gazuara

Ekipi shkencor i Universitetit Leeds zbuloi se i ashtuquajturi kosi organik ishte në mesin e më të ëmbëlve dhe përmbante më shumë sheqer në 100 gramë, sesa pijet e gazuara.

Pas analizimit të më shumë se 900 jogurtave në tregun britanik, studiuesit kanë paralajmëruar se shumë jogurta janë të mbushura me sheqer dhe se publiku nuk duhet të mashtrohet se është duke konsumuar ushqim të shëndetshëm, raporton BBC.

Ekipi shkencor i Universitetit Leeds zbuloi se i ashtuquajturi kosi organik ishte në mesin e më të ëmbëlve dhe përmbante më shumë sheqer në 100 gramë, sesa pijet e gazuara.

Shumë sheqer e dëmton shëndetin tuaj dhe krijon varësi!

Vetëm kosi natyral ose grek u klasifikuan në grupin e atyre me sheqer të ulët. Sipas rezultateve të hulumtimit të botuara në revistën “BMJ Open”, më shumë sheqer përmban  desert kosi – mesatarisht 16.4 gram në 100 gram të produktit. Në këtë kategori, sipas përqindjes së sheqerit janë gjetur edhe  produktet si mus me çokollatë. I dyti në rradhë ishte kosi “organik” me një mesatare prej 13.1 gram në 100 gramë të produktit.

Kosi i fëmijëve mesatarisht përmban 10,8 gram sheqer në 100 gram të produktit, gjë që korrespondon me sasinë prej dy kube sheqeri, tregoi hulumtimi. Për krahasim, e njëjta sasi e lëngjeve të gazuara mesatarisht përmban 9 gram sheqer.

Në grupin e kosit me pak sheqer domethënë më pak se pesë gram sheqer në 100 gram produktit, hynin vetëm 9% e kosave.

“Unë mendoj se njerëzit, përfshirë edhe prindërit, do të habiten me faktin se sa sheqer gjendet në kosin e frutave”, deklaroi udhëheqësja e studimit Bernadette Moore.

“Këshilla ime është që të blini kos natyral dhe ta përzieni atë me frutat që keni në dispozicion”, tha Moore.