“KUJDES”:Shprehja për të cilën terapistët thonë se është e dëmshme për fëmijën

Edhe pse në dukje nuk ka asgjë të keqe me këtë dhe prindërit e përdorin kryesisht këtë frazë me qëllimet më të mira, me shumë gjasa kjo nuk jep rezultate pozitive.

Mënyra se si prindërit e edukojnë fëmijën ndikon në rritjen dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm, por edhe suksesin. Siç shpjegojnë terapistët, disa fraza që përdorin mund të dëmtojnë seriozisht fëmijën e tyr dhe njëra nga ato fraza është “kujdes”. Ndonëse është e kuptueshme që prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijës së tyre, ndonjëherë ata mund ta teprojnë dhe kjo fjali shpesh ju bën më shumë dëm sesa mirë, raporton Lifehack.

Edhe pse në dukje nuk ka asgjë të keqe me këtë dhe prindërit e përdorin kryesisht këtë frazë me qëllimet më të mira, me shumë gjasa kjo nuk jep rezultate pozitive.

Terapistët theksojnë se nëse prindërit përdorin vazhdimisht shprehjen “kujdes”, fëmija ndjen se nuk u besojnë aftësive të tij ose se ekzistojnë rreziqe të caktuara që vetëm të rriturit mund t’i shohin. Tek fëmija mund të çojë në zhvillimin e frikës, por edhe në humbjen e vetëbesimit.

Për më tepër, pa asnjë detaj apo udhëzim, fëmija nuk e di pse duhet të ketë kujdes! Ju duhet t’i shpjegoni atij se për çfarë duhet të ketë kujdes dhe pse. Terapistët pohojnë se, pa shpjegime të sakta, fëmija mund të fillojë të perceptojë gjithçka si një kërcënim. Një shprehja “kujdes” e përdorur pa udhëzime të hollësishme mund të interpretohet nga fëmija si një paralajmërim për të qenë i kujdesshëm për gjithçka rreth tij.

Ai do të mendojë se absolutisht gjithçka rreth tij është një rrezik potencial, i cili mund ta bëjë atë të bëhet paranojak. Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se fëmijët, prindërit e të cilëve e përdorin vazhdimisht këtë frazë, bëjnë më pak aktivitet fizik për shkak të mundësisë së lëndimit. Ata rrallë dalin nga zona e tyre e rehatisë sepse është shumë e frikshme për ta, shtojnë terapistët.