Kundër koronavirusit do të vaksinohet dy herë – shkencëtarët shpjegojnë arsyen pse?

Për të fituar imunitet të plotë, njerëzit kundër koronavirusit të ri do të vaksinohen dy herë. Periudha midis dy dozave ka të ngjarë të jetë rreth një muaj, dhe është e mundur që disa vjet më vonë do të nevojitet dozë shtesë (përforcues).

Shkencëtarët po punojnë për të zhvilluar vaksinën kundër virusit SARS-CoV-2, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërsa tani kanë udhëzime se si mund të duket vaksina.

Ju ndoshta do të duhet të merrni dy doza, pasiqë SARS-CoV-2 është virus i ri dhe askush nuk ka antitrupa. Doza e parë do të duhet të përgatisë sistemin imunitar dhe ta ndihmojë atë të njohë virusin, ndërsa të dytën për të rritur reagimin imunitar.

“Mbi njëqind kandidatë për vaksina në të gjithë botën janë në faza të ndryshme të testimit dhe pothuajse për të gjithë pritet të jenë në një regjim me dy doza. Të gjithë farmacistët e shquar shqyrtojnë dy doza të vaksinës, ndërsa vetëm një kompani farmaceutike shpreson të zhvillojë vaksinë me një dozë të vetme”, thekson se Barry Bloom, imunolog dhe profesor i shëndetit publik në Harvard.

Doza e saktë do të jetë e qartë kur të kuptohen rezultatet e provave klinike të vaksinave të mundshme njerëzore, shpjegon Kelly Moore, drejtoreshë e Koalicionit të Aksionit të Imunizimit (IAC), organizatë joqeveritare e cila bashkpunon me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së, shpërndan informacione rreth vaksinave dhe sëmundjeve që i parandalojnë ato.

“Ne do të kemi përgjigjen pas ekzaminimit të njerëzve. Atëherë do ta njohim reagimin imunitar. Testimet me kafshë sugjerojnë se do të duhen dy doza të vaksinës”, shton ajo.

Doza e saktë do të jetë e qartë kur dihen rezultatet e provave klinike të vaksinave të mundshme njerëzore.

MË LEHTË ËSHTË ME FËMIJËT, MË VËSHTIRË ME TË RRITURIT

Në dozën e parë, sistemi imunitar i përgjigjet diçkaje që nuk e ka hasur ende. Më pas e përpunon dhe kujton, duke zhvilluar antitrupa dhe qeliza imune. Për këtë i nevojiten rreth 14 ditë, thonë shkencëtarët.

Por disa patogjenë nevojitet një dozë tjetër që sistemi imunitar të piqet plotësisht për të fituar infeksionin. Dy doza janë të zakonshme për shumë vaksina që u jepen fëmijëve, siç është vaksina e fruthit. Por vaksina pneumokoke, e cila parandalon disa forma të pneumonisë, meningitit dhe sepsës, jepet në katër doza. Vaksina e kombinuar e tetanusit, difterisë dhe pertusis (kollë e tepërt) jepet në pesë doza.

Ky imunizim kryhet gjatë fëmijërisë, kur fëmijët shpesh vijnë tek pediatrit dhe është e garantuar me lehtësi që ato të merren në kornizë të duhur kohore, dmth., që respektohet kalendari dhe orari i imunizimit.

Tek të rriturit, gjërat bëhen pak më të komplikuara. Vaksinat kundër hepatitit B, HPV dhe hepatitit A kërkojnë një seri prej dy ose tre dozash, ndërsa shumica e të rriturve që nuk kanë nevojë për to nuk e plotësojnë ciklin.

Shkencëtarët thonë se protokolli i vaksinimit me dy doza për tërë popullatën kërkon koordinim dhe menaxhim të përpiktë të të dhënave. Ata thonë se shtetet deri më tani kanë mundësuar që fëmijët t’i marrin të gjitha vaksinat e nevojshme, ndërsa këtë tani do të duhet ta bëjnë edhe për shumë të rritur.

PËRFORCUES

Nuk është i njohur fakti nëse një xhiro vaksinimi do të jetë i nevojshëm. Disa vaksina, siç janë ato kundër fruthit, krijojnë imunitet të përjetshëm. Kjo për shkak se virusi është i qëndrueshëm. Por virusi i gripit ka shumë lloje dhe ndryshon vazhdimisht, kjo është arsyeja pse është e nevojshme të “modernizohet” vaksina çdo vit.

Tani për tani, SARS-CoV-2 duket të jetë relativisht i qëndrueshëm, duke sugjeruar që pas vaksinimit, njerëzit mund të fitonin imunitet për më gjatë, thotë Prof. Bloom.

Por, sistemi imunitar mund të dobësohet në pak vite. Kur bëhet fjalë për SARS dhe MERS, viruse të ngjashme me koronavirusin aktual, disa të dhëna tregojnë se nivelet e antitrupave kanë rënë me kalimin e kohës.

“Nëse kjo do të ndodhë kur është fjala për SARS-CoV-2 është ende e panjohur. Nëse do të ndodhë kështu, disa vjet pas dozës së dytë të vaksinës, do të nevojitet edhe “përforcues”, ndërsa këtë do ta dimë pasi të jenë kryer testimet”, thekson Prof. Bloom.