KUR FËMIJA ËSHTË I SËMURË, NJË GJË GUHET TA KENI PARASYSH: Mjekët zbulojnë se si më shpejtë ta ulni temperaturën e lartë të fëmijëve

Mjeku paralajmëron një gjë shumë të rëndësishme për të cilën prindërit duhet të kenë kujdes shumë kur fëmija i tyre është i sëmurë!

Stina e dimrit është një periudhë në të cilën janë të pranishme viroza të ndryshme dhe shumë nëna ankohen se fëmijët e tyre janë të sëmurë “vazhdimisht”. Ndonjëherë është e vështirë të dallosh simptomat e një virusi nga alergjitë, dhe kur përcaktoni se është virus dhe filloni ta trajtoni atë, sipas rekomandimeve të pediatrit tuaj, sigurisht që ka një gjë më të rëndësishme për të bërë.

Kryetari i Shoqatës Shkencore të Terapistëve të Moskës, Profesor Pavel Vorobjov, thekson një rregull të rëndësishme që të gjithë prindërit duhet të mbajnë mend kur fëmija i tyre është i sëmurë, ajo është t’i japin sa më shumë ujë për të pirë fëmijës së tyre dhe në asnjë rast të mos lejojnë që të dehidratohen.

Ai për portalin aif.ru nënvizon, se është e nevojshme të pihet një litër ujë për çdo shkallë të rritjes së temperaturës – “Njerëzit vdesin nga dehidratimi dhe toksikoza, veçanërisht fëmijët, dehidratohen shpejt. Ata duuuhet të pinë shumë ujë, shumë”.

Gjithashtu, doktor Vorobjov thekson se fshirja e fëmijës me një leckë të lagur mund ta ndihmojë atë në uljen e temperaturës shumë të lartë.

“Fshijmë pjesën e sipërme të gjoksit, qafës, ballit me një leckë të lagur në ujë në temperaturë ambienti. Nuk është e këndshme për fëmijët, por do të ndihmojë në uljen e temperaturës me një shkallë, gjë që nuk është e dëmshme dhe kjo sigurisht se u sjellë pak lehtësim”, përfundon ai.