Lëngjet që do të ju zgjojnë trurin

Nuk ka gjë më të mirë sesa të filloni ditën me një lëng të përgatitur të freskët.

Ajo çka është e rëndësishme dhe që duhet të dimë, është se lëngun e pemëve që e shtrydhni në mëngjes ose e përizeni me blender, duke shtuar edhe perime, duhet që ta pini të paktën brenda një ore.

Karrota dhe xhenxhefil

Vendosni dy karota dhe një copë xhenxhefili në shtrydhësen e frutaveh. Mund të shtoni edhe ndonjë copë perime sezonale ose gjysmë mollë. Lëngu i karrotave përmban beta-karoten, acid folik, vitaminë C, B dhe E, kalium, fosfor dhe magnez. Gjithashtu është i pasur me vitaminë A, i cili stimulon rritjen e qelizave dhe ndarjen e tyre, normalizon shkëmbimin dhe balancimin e substancave kimik në organizëm. Meqë lëngu i karrotave përmban shumë sheqer, nuk duhet që të pihet në sasi të mëdha dhe më së miri është që të hollohet me ujë. Për vlera më të mëdha ushqyese shtoni një lugë çaji susam ose qumësht blete.

     Spinaq dhe trangull

Shtrydhni një të katërtën e limonit jeshil dhe lëngun e fituar vendoseni në blender së bashku me një trangull, një kërcell selinoje dhe dy grushta spinaq. Shtoni dy lugë barë gruri ose përzierje të çfarëdo farave. Shtoni pak kripë himalaje, piper të zi dhe spec djegës pluhur. Përzihet derisa të fitohet një përzierje homogjene. Nëse është e nevojshme, kriposeni përsëri. Spinaqi përmban hekur dhe vitaminë A dhe K, ndërsa nuk përmban kalori. Kjo lloj perimeje largon dëshirën për karbohidratet, si dhe zvogëlon oreksin.