Luftoni meteopatinë në vetëm pesë hapa

Ndiheni të lodhur, të përgjumur, të rraskapitur, keni dhimbje koke, ju mundojnë dhimbjet në shpinë... Zakonisht, për këto shqetësime fajin e gjejmë tek kushtet atmosferike.

Mendohet se mbindjeshmëria ndaj ndryshimeve metereologjike mund të shkaktohet nga stili modern i jetesës. Njerëzit që zakonisht e kalojnë kohë jashtë, janë më rezistent ndaj ndryshimeve atmosferike sesa ata që rrallë dalin jashtë.

Ndiheni të lodhur, të përgjumur, të rraskapitur, keni dhimbje koke, ju mundojnë dhimbjet në shpinë… Zakonisht, për këto shqetësime fajin e gjejmë tek kushtet atmosferike. Por ne shpesh harrojmë se, jemi pjesë e natyrës dhe se duhet të përshtatemi me mjedisin.

Për ta bërë më të lehtë përshtatjen dhe për t’i ndjerë më pak ndryshimet, këtu janë disa këshilla të thjeshta.

Pini mjaftueshëm ujë

Është shumë e rëndësishme që të parandalohet dehidrimi i mundshëm, pasiqë organizmi më lehtë u përshatet ndryshimeve atmosferike.

Forconi imunitetin

Rezistenca ndaj ndryshimeve klimatike varet nga rezistenca e përgjithshme e organizmit, prandaj është e rëndësishme që të forcohet imuniteti me ushqimin e duhur dhe aktivitetin e rregullt fizik.

Rregullisht ajrosni ambientin

Rifresko shtëpinë çdo ditë me ajrosje të rregullt. Edhe të ulta të jenë temperaturat, lejoni që në mëngjes dhe në mbrëmje të hyjë ajri i freskët në shtëpi.

Kërkoni këshilla mjekësore

Nëse jeni të prirur ndaj meteopatisë, ndërsa tashmë vuani nga ndonjë sëmundje kronike, konsultohuni me mjekun, në mënyrë që të ndihmoheni në zbutjen e simptomave.

Rregullisht shkoni për shëtitje

Çdo ditë gjeni kohë për të dal nga shtëpia ose zyra juaj. Kurdo që të mundeni, kaloni kohën jashtë, në natyrë, larg zonës së qytetit ose të paktën në një pjesë të gjelbër të qytetit, si park apo kënd lojërash, nëse jeni me fëmijë. Mos kërkoni dhe mos zgjidhni kushte ideale, por ecni lirshëm edhe në shi.