MË I RREZIKSHËM SE TË TJERËT APO JO? Këto janë 6 gjërat që duhet të dini për variantin omikron

Variant i ri i virusit të SARS-CoV-2, i quajtur omicron, konsiderohet potencialisht më i rrezikshëm, pasi që ka pothuajse dy herë më shumë mutacione se varianti delta, paralajmërojnë ekspertët.

Fakt është se varianti omicron i koronavirusit ka disa mutacione që mund të ndikojnë në sjelljen e virusit, si për shembull sa shpejt përhapet dhe sa të rrezikshme mund të jenë pasojat.

ÇFARË DIHET DERI TANI PËR VARIANTIN OMICRON?

Shkencëtarët nga Afrika e Jugut, si dhe ata në mbarë botën, po kryejnë studime për të kuptuar më mirë të gjitha aspektet e variantit omicron dhe do t’i ndajnë gjetjet e tyre publikisht kur ato të bëhen të disponueshme.

TRANSMETIMI: Nuk është plotësisht e qartë nëse ky variant i virusit përhapet më shpejt nga personi në person, krahasuar me variantet e mëparshme, siç është varianti delta. Numri i rasteve pozitive është rritur në disa pjesë të Afrikës së Jugut, por epidemiologët përmes studimeve të tyre ende po përpiqen të kuptojnë nëse shkaku është omicron apo ndonjë faktor tjetër.

ASHPËRSIA E SËMUNDJES: Nuk është e qartë nëse infeksioni me omicron shkakton një rezultat më serioz të sëmundjes, sesa variantet e mëparshme, duke përfshirë delta. Të dhënat paraprake tregojnë se numri i shtrimeve në spital në Afrikën e Jugut është rritur, por kjo mund të jetë pasojë e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar, dhe jo rezultat i infeksioneve specifike me omikron. Aktualisht nuk ka asnjë informacion që tregon se simptomat e sëmundjes janë të ndryshme kur bëhet fjalë për këtë variant të virusit. Sipas rasteve të para të raportuara, mund të konstatohet se të rinjtë kanë simptoma të lehta, por që ata të kuptojnë plotësisht duhet të presin disa javë. Të gjitha variantet e virusit mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe vdekje, veçanërisht në kategoritë e rrezikuara.

SA MBRON INFEKSIONI QË KEMI KALUAR: Dëshmitë paraprake sugjerojnë se mund të ketë një mundësi të shtuar për ri-infektim kur ky lloj krahasohet me variantet e mëparshme, por nuk ka informacion të mjaftueshëm. Dhe për ta është e nevojshme të presin disa javë.

EFIKASITETI I VAKSINAVE: OBSH, në bashkëpunim me ekspertë të teknologjisë, po punon shumë për të identifikuar ndikimin e këtij varianti në imunitetin e fituar ose imunitetin e fituar nëpërmjet vaksinimit. Vaksina mbetet më e rëndësishmja për të parandaluar pasojat e sëmundjes së rëndë COVID-19 apo vdekjen, edhe për këtë variant. Vaksinat e disponueshme mbrojnë kundër formës më të rëndë të sëmundjes.

SAKTËSIA E TESTEVE TË DISPONUESHME: Ashtu si me variantet e tjera, testet e zbulojnë edhe infeksionin me variantin omikron. Testet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim për shkak të variantit të ri të virusit.

SA ËSHTË EFEKTIV TRAJTIMI: Kortikosteroidet dhe bllokuesit IL6 do të vazhdojnë të jenë të dobishëm në trajtimin e pacientëve me simptoma të rënda të sëmundjes dhe trajtimet e tjera do të vlerësohen – nëse ato funksionojnë dhe a funksionojnë kur bëhet fjalë për variantin omicron.