Mënyra jo të zakonshme përmes së cilave mund të hiqni qafe kaloritë e tepërta, pa u lodhur shumë

Sipas një hulumtimi të kryer në Universitetin Kalifornia, dhurimi vullnetar i gjakut prej gjysmë litër djeg rreth 650 kalori.

Heqjen e kilogramëve të tepërt shpesh e lidhim me stërvitjet e lodhshme, dietat rigoroze dhe gjëra të ngjashme të cilat nuk janë aspak të kënaqshme. Megjithatë, është treguar se mund të humbet peshë edhe në mënyra shumë më të këndshme.

Ja disa mënyra të pazakonta për të djegur kaloritë e tepërta:

SHOPPING – Shoppingu e lodh trupin më shumë se sa mendoni. Së pari, ecja e tillë zakonisht zgjat më shumë se dy orë, dhe së dyti – qeset me ata që keni blerë, ecja e zakonshme kthehet në stërvitje me ngarkesë. Shoppingu prej tre orësh përafërsisht i përgjigjet një orë trajnimi në biçikletë statike, ku harxhohen 500 kalori.

PASTRIMI – Çdo punë në shtëpi do të jetë më e këndshme nëse mbani në mend se punët e shtëpisë e mbajnë trupin në formë. Duke pastruar shtëpinë për gjysmë ore, ju mund të harxhoni 85 kalori. Kjo përafërsisht korrespondon me 15 minuta ushtrim të muskujve të barkut, ndërsa pastrimi i përgjithshëm për të njejtën kohë djeg deri në dy herë më shumë kalori.

KËNDIMI – Këndimi aktivizon shumë muskuj dhe paraqet një ushtrim mjaftë të mirë. Për të djegur 100 kalori, mund të këndoni një orë ose të bëni 15 minuta push-ups. A është kjo një arsye e mjaftueshme që gjatë fundjavës të shkoni në karaoke ose punët e shtëpisë t’i kryeni duke kënduar.

DHURIMI I GJAKUT – Sipas një hulumtimi të kryer në Universitetin Kalifornia, dhurimi vullnetar i gjakut prej gjysmë litër djeg rreth 650 kalori. Përafërsisht aq kalori do të digjni për një orë not. Mos harroni se duke dhuruar gjak ju do të shpëtoni jetën e dikujt, ndërsa kaloritë e harxhuara janë vetëm një plotësues i mirë i kësaj.

PUTHJA – kjo metodë do t’ju ndihmojë të humbni më shumë se 60 kalori – vetëm se duhet të puthni për një orë. Përafërsisht të njëjtën sasi kalorish do ta harxhoni me 5 minuta vrap të shpejtë. Nëse puthja është pasionante, do të digjni  deri në 90 kalori. Sigurisht, vetëm me puthje nuk do të humbni shumë, por mund të shtoni edhe metodat tjera.

BUZËQESHJA – Hulumtuesit nga Universiteti Vanderbilt thonë se me 10 deri 15 minuta të qeshura ju mund të humbni 10-40 kalori. E gjitha varet nga fuqia e emocioneve – një buzëqeshja e përmbajtur harxhon shumë më pak kalori se sa buzëqeshja e sinqertë, nga e cila do të mbani stomakun dhe mezi do të merrni frymë.

Të gjitha metodat e përmendura do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe kaloritë e tepërta në një mënyrë të këndshme dhe të dobishme, por nuk mund të zëvendësoni tërësisht aktivitetin fizik. Këto metoda le t’ju shërbejnë si plotësues, ose si zëvendësim afatshkurtër i sportit.