Mënyra më e lehtë për të “zgjidhur” problemin me erën e hudhrës

Të gjithë këto përbërës i përdorni gjatë të ushqyerit, por me siguri nuk e keni ditur se ata në mënyrë efektive e shkatërrojnë erën e hudhrave.

Nëse keni frikë nga gripi apo të ftohtët, përveç çajit, mjaltit dhe limonit, sigurisht konsumoni edhe hudhra. Ajo e forcon imunitetin, ndërsa për shkak të vetive antibakteriale, antivirale, antifungale, antiparazitare dhe antioksiduese, do t’i mbajë infeksionet larg nga ju. I vetmi efekt negativ i përdorimit të hudhërës është era e keqe pas konsumimit të saj.

Studimet vërtetojnë se hudhra mund të shërbejë si parandalim i shkëlqyer i shumë sëmundjeve, përfshirë edhe disa lloje të kancerit. Një pjesë e efekteve shëruese kanë origjinën nga substanca e cila bën një erë karakteristike dhe shumë të pakëndshme. Arsyeja pse era e fortë e hudhrave mbetet kaq pas ngrënies, është sepse gajtë tretjes së ushqimit në qarkullimin e gjakut lirohen përbërësit e squfurit të hudhërës. Prandaj, ujrat freskues për shpërlarjen e gojës, nuk ndihmojnë në largimin e erës. Por disa artikuj ushqimor e ndihmojnë këtë gjendje.

Hulumtuesit pohojnë se me hudhrën ose pas konsumit të hudhrës, duhet të konsumohet mollë, sallatë jeshile, rradhiqe, selino, patate, majdanoz, nenexhik, borzilok ose kërpudha, pasiqë këto ushqime përmbajnë fenole – komponime të cilat në reaksionin kimik do të reagojnë me squfurin e hudhrave dhe kështu do të neutralizojë erën e fortë.

Kjo gjë u vërtetua nga një spektrometër, pajisje e cila analizoi molekulat në bazë të masës së tyre, ndërsa pasi konsumimit të ushqimeve të lartpërmendura, niveli i squfurit është dukshëm më i ulët. Më shumë fenole gjenden në nenexhik, por shkencëtarët i befasoi sallata jeshile, e cila ka sasi shumë më të vogla fenolesh, por efektivisht e neutralizon erën e hudhrës.