Mjekët pediatër këshillojnë: Ja kur u lejohet t’u vendosni vathë fëmijëve tuaj

Për shumë prindër është e natyrshme që të ia shpojnë veshët vajzës së tyre që prej moshës së vogël. Megjithatë ekzistojnë edhe kundërshtarë të mëdhenj të cilët paralajmërojnë rreziqe të ndryshme, ndërsa disa të tjerë thonë se kjo është një “lëndim trupor i shkaktuar me dashje”. Në disa shtete të BE-së, siç është Gjermania, ku mjekët pediatër janë deklaruar haptazi kundër kësaj procedure tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat. Në të vërtetë, një fëmijë i vogël nuk mund të japë pëlqimin – kështu që kjo konsiderohet si lëndim trupor. Madje, ka pasur edhe raste që kanë përfunduar në gjykatë, si ajo e një tattoo-studio në Koln, e cila duhej të paguante dëmshpërblim prej 70 eurosh për vajzë trevjeçare për “shkaktim dhimbjesh”, sepse procedura ishte “e dhimbshme dhe traumatike”.

Mjekët pediatër paralajmërojnë se ekziston rreziku i infeksionit. Plaga që krijohet është “hyrje” për bakteret të cilat mund të shkaktojnë inflamacion, madje edhe pasi plaga të jetë shëruar. Përveç kësaj, ekziston mundësi reale që fëmijët të lëndohen gjatë kohës kur luajnë ose ta “heqin” vathin. Për shkak të kësaj mjekët pediatër i rekomandojnë vathët pas moshës 12 vjeçare. Sigurisht që, të gjithë ata që merren me shitjen dhe vendosjen e vathëve thonë se ky rekomandim është çmenduri. Të tjerë thonë se mjafton që fëmija të kërkojë vet vathët.