Mos e fshini fytyrën me peshqir, është e dëmshme!

Megjithëse të gjithë pasi e pastrojmë fytyrën e fshijmë me peshqir, specijalistët na këshillojnë që ta ndalojmë me këtë zakon të keq

Në faqen “Beauticate”, e specializuar për kujdesin ndaj lëkurës, shfaqet një tekst që thotë se ne duhet të ndalojmë së fshiri fytyrën me peshqir pas larjes, pasiqë shkakton probleme me hidratimin.

“A e dini se duke mbajtur lagështi në lëkurë, ju mund të rrisni efikasitetin e produkteve që përdorni pas larjes së fytyrës?” thuhet në artikull.

Madje shkruan se edhe më të keqija janë bakteret të cilat gjenden në peshqir, të cilat mund të shkaktojnë paraqitjen e inflamacioneve dhe puçrrave. Në vazhdimësi, gjithashtu hidhet dyshim mbi pastërtinë e peshqirit. Kuptohet që peshqiri juaj është i pastër, por kjo nuk do të thotë edhe nëse e ndani banjën me dikë tjetër.

Specijalisti australian i bukurisë Jocelyn Petroni arriti në përfundimin se lëkura mbetet pak e lagur pas larjes, kështu që menjëherë pas thithjes së ujit, duhet të aplikoni në fytyrë produktin tuaj të preferuar.

“Përbërësit për kujdesin e lëkurës do të absorbohen në lëkurë dhe do të funksionoj më mirë nëse lëkura juaj është e lagur. Çdo preparat do të absorbohet më mirë dhe ju do të vini re rezultate të dukshme në lëkurë”, tha Petroni.