Mos merrni vendime nëse jeni të uritur

Niveli i rritur i Ghrelinit që vërehet para ngrënies ose gjatë urisë, bën që truri të reagoj në mënyrë impulsive, ndërsa ndikon negativisht në aftësinë për të marrë vendime racionale.

Hormoni Ghrelin i cili sekretohet para ngrënies dhe është i njohur se e rrit oreksin, ndikon negativisht në procesin e vendimmarrjes, si dhe kontrollin e sjelljes impulsive.

Këtë e pohojnë shkencëtarët e Universitetit suedez Salgresa, të cilët kryen eksperiment tek kafshët dhe sipas Dr. Karolina Sibitska, për herë të parë arritën të provojnë se niveli i rritur i Ghrelinit që vërehet para ngrënies ose gjatë urisë, bën që truri të reagoj në mënyrë impulsive, ndërsa ndikon negativisht në aftësinë për të marrë vendime racionale.

Niveli i lartë i Ghrelinit kur jemi të uritur na bën të padurueshëm dhe të prirur për vendime të shpejta dhe të përpiqemi të hamë atë që na vjen së pari, megjithëse ekziston mundësia që nëse presim do të fitojmë diçka më të mirë, që do të thotë se nëse duhet të merrni një vendim, hani diçka, dhe vendosni pak më vonë.