Muaji i ngjizjes lidhet me rrezikun e lindjes së parakohshme

Supozohet se sezoni i gripit gjatë muajit të janarit dhe shkurtit mund të jetë përgjegjësi për rritjen e rrezikut, pikërisht kur afrohet data e lindjes së fëmijëve të ngjizur në muajin maj.

Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se në varësi të periudhës së vitit kur fëmija është ngjizur, rreziku i lindjes së parakohshme mund të rritet.

Gjegjësisht, studimi tregoi se fëmijët që janë ngjizur gjatë muajit maj janë të ekspozuar ndaj një rreziku 10 për qind më të lartë për lindje të parakohshme sesa fëmijët që janë ngjizur në periudhat e tjera të vitit.

Supozohet se sezoni i gripit gjatë muajit të janarit dhe shkurtit mund të jetë përgjegjësi për rritjen e rrezikut, pikërisht kur afrohet data e lindjes së fëmijëve të ngjizur në muajin maj.

Vlerësohet se, një dietë e shëndetshme dhe masat e duhura për parandalimin e gripit, duke përfshirë vaksinimin kundër të njëjtit, mendohet se zvogëlojnë rrezikun e lindjes së parakohshme.

Burimi: Proceedings of the National Academy of Sciences

Përktheu dhe përshtati:S.N