Mungesa e gjumit tek fëmijët rrit rrezikun ndaj obezitetit

Fëmijët të cilët flinin më pak se sa që u rekomadohej për moshën e tyre, kishin rrezik prej 58 për qind më të lartë të mbipeshës dhe të obezitetit, sesa fëmijët të cilë flinin aq sa ishte e nevojshme.

Analizimi i 42 studimeve tek të cilat u përfshinë më shumë se 75 000 fëmijë, demonstruan se mungesa e gjumit mund të rris rrezikun e zhvillimit të obezitetit tek fëmijët.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se gjumi mund të jetë faktor i rëndësishëm potencialisht i ndryshueshëm i rrezikut për obezitetin.

Pesha e tepërt trupore dhe obeziteti mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2, të cilat gjithashtu janë në rritje tek fëmijët.

Fëmijët të cilët flinin më pak se sa që u rekomadohej për moshën e tyre, kishin rrezik prej 58 për qind më të lartë të mbipeshës dhe të obezitetit, sesa fëmijët të cilë flinin aq sa ishte e nevojshme.

Mungesa e gjumit rezulton me kilogramë të tepërt

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët e moshës 4 deri në 11 muaj, të kenë nga 12 deri 15 orë gjumë gjatë natës. Fëmijët e moshës 1 deri 2 vjet duhet të kenë 11 deri 14 orë gjumë, fëmijët parashkollorë, nga 3 deri në 5 vjet, duhet të flenë 10 deri 13 orë, ndërsa fëmijët e moshës shkollore 6-13 vjet duhet të flenë 9 deri 11 orë. Për adoleshentët (14-17 vjet) rekomandohet gjumë prej 8 deri 10 orë, shkruan “Sleep”.