Mungesa e magnezit ndikon në zhvillimin e depresionit

Rezultatet e hulumtimit të fundit kanë treguar se depresioni është çrregullimi më i zakonshëm psikiatrik, ndërsa parashikohet se deri në vitin 2020, pas sëmundjeve të zemrës, depresioni do të bëhet shkaku i dytë kryesor për rëndesën e sistemeve shëndetësore në botë.

Pacientët të cilët u referohen specialistëve për ndihmë profesionale theksojnë rëndësinë e marrjes së terapisë. Përveç terapisë me antidepresantë dhe barnave kundër ankthit, shtimi i magnezit në ushqim luan rol të rëndësishëm pasi që, shumë studime kanë treguar lidhshmërinë midis depresionit dhe nivelit të ulët të këtij minerali në organizëm.

Përdorimi terapeutik i magnezit është i sigurt, ndryshe nga antidepresantët, të cilat shkaktojnë efekte anësore.

Mendohet se mungesa e magnezit, si dhe nivelet e çrregulluara të kalciumit dhe magnezit në gjak, ndikojnë në shfaqjen e çrregullimeve të gjendjes shpirtërore. Në një studim të kryer në Norvegji i cili përfshiu 5 700 persona, është vërtetuar se njerëzit që kanë mungesë të magnezit në trup, janë të ndjeshëm ndaj çrregullimeve emocionale. Kjo dëshmon se një nga mënyrat më të mira për të luftuar depresionin dhe ankthin është rritja e marrjes së magnezit.