Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e hiperfiltrimit të veshkave

Duhet të theksohet se hiperfiltrimi glomerular (GHF) shoqërohet me avancimin e sëmundjeve renale dhe hipertensionit arterial.

Mungesa e madhe e vitaminës D shoqërohet me rrezikun e lartë të hiperfiltrimit renal të veshkave (RHF) relativisht tek të rriturit e shëndetshëm, tregon një studim i ri i cili përfshiu 33 210 të anketuar me funksion normal të veshkave.

Mungesa e madhe e vitaminës D konsiderohet përqendrimi i 25-hidroksi vitamin D në serum më pak se 10ng/mL.

Rezultatet e këtij studimi treguan se norma e filtrimit glomerular (GFR) ishte negativisht e lidhur me përqendrimet e 25-hidroksi vitamin D në serum. Përndryshe, norma mesatare e filtrimit glomerular është metoda më e ndjeshme për vlerësimin e ruajtjes së funksionit të veshkave.

Duhet të theksohet se hiperfiltrimi glomerular (GHF) shoqërohet me avancimin e sëmundjeve renale dhe hipertensionit arterial.

Sipas mendimit të profesionistëve, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i mungesës së rëndë të vitaminës D pozitivisht ndikojnë në mbrojtjen e funksionit të veshkave tek popullsia relativisht e shëndetshme.