Në botë jetojnë 451 000 njerëz, mbi moshën 100 vjeçare

Parashikimi demografik botëror tregon se deri në vitin 2050 do të jemi më vital dhe më jetëgjatë. Pritet që në dekadat e ardhshme, numri i njëqindvjeçarëve të arrijë në tre milionë.

Në dy dekadat e ardhshme, sipas parashikimeve demografike, numri i personave që kanë 100 vjet do të rritet në mënyrë drastike, deri në rreth tre milionë. Aktualisht, në botë ekzistojnë 451 000 njëqindvjeçarë, por kujdesi më i mirë shëndetësor dhe standardi më i lartë jetësor, mund të rrisi katërfish këtë numër, pretendojnë demografët. Ata thonë se në të ardhmen, shumë fëmijë që kanë lindur në vende të pasura do të festojnë 100 vjetorin e tyre.

Megjithëse numri i njëqindvjeçarëve në krahasim me shtatë miliardë njerëz në botë nuk duket i madh, demografët theksojnë se përqindja e tyre duhet të rritet vazhdimisht. Dy dekada më parë, njëqindvjeçarët përbënin vetëm tre% të popullatës, tani numri është 7%, ndërsa deri në vitin 2050 mendohet të jetë më i madh se 23%.

Që nga viti 1990, popullsia më e vjetër se 65 vjeçe, rritet më shpejtë në krahasim me pjesën tjetër, ndërsa interesant është fakti se numri më i madh jeton në SHBA, ndjekur nga Japonia, Kina, India dhe Italia.

Vitin e ardhshëm pritet që vendin e parë ta zëj Kina. Në Japoni, aktualisht jetojnë 67 824 njerëz të moshës 100 vjeçare, ndërsa vetëm në qytetin e Okinawa numri arrin në 2 000.