Në këtë mënyrë mund të përmirësoni gjendjen psikofizike dhe të zvogëloni inflamacionin

Pothuajse 75% e dhimbjeve shkaktohet nga tensioni në qafë, si dhe nga qëndrimi jo i drejtë i trupit.

Ecja ndihmon më shumë sesa ilaçet tek njerëzit me depresion, tregoi një studim i zhvilluar me 156 persona për 16 javë. Vetëm 30 minuta ecje e shpejtë në javë është e mjaftueshme për të rikthyer buzëqeshjen në fytyrë, ndërsa vetëm tek 8 pacientë sëmundja është rikthyer, sepse ata kanë ndaluar të qenurit fizikisht aktiv. Përveç kësaj, ecja rrit nivelin e energjisë, korrigjon disponimin dhe rregullon funksionin e hormoneve.

Nga ana tjetër, vrapimi i rregullt dhe i duhur i lehtëson dhimbjet e muskujve dhe nyjeve. Të rriturit që merren me vrapim rekreativ kanë 25% më pak të ngjarë të zhvillojnë artritin.

Pothuajse 75% e dhimbjeve shkaktohet nga tensioni në qafë, si dhe nga qëndrimi jo i drejtë i trupit. Njerëzit që kanë qëndrim jo të drejtë të trupit dhe me shpatulla të lëshuara, si dhe shprehin e të përkulurit kokën përpara, zakonisht vuajnë nga dhimbjet e kokës. Muskujt e qafës janë vazhdimisht të tendosur, gjë që e bën jogën mënyrën e përsosur për të hequr qafe dhimbjet e muskujve.

Pilatesi është rekreacion i rekomanduar nga fizioterapistët, pasiqë kjo është mënyra më e lehtë për të forcuar muskujt që e mbajnë shtyllën kurrizore, kështu që dhimbjet e shpinës zhduken. Ushtrimet e zgjedhura me kujdes i forcojnë të gjithë muskujt e trupit dhe e përmirësojnë qëndrimin.