Nervoza mund të shkaktojë probleme me zemrën, ndërsa frika alergji

Kur nuk dimë si t'i shprehim emocionet negative dhe kur nuk lirohemi prej tyre me kohë, ata manifestohen si problem trupor.

Trupi ynë tregon flet për emocionet dhe mendimet që kemi në kokë. Kur nuk dimë si t’i shprehim emocionet negative dhe kur nuk lirohemi prej tyre me kohë, ata manifestohen si problem trupor.

Reagojnë si lëkura, ashtu edhe lukthi

Frika mund të shkaktojë forma të ndryshme të alergjisë dhe dermatitit. Disa hulumtues kanë pretendojnë se reaksionet e zakonshme alergjike mund të jenë të lidhura me shëndetin e psikikës njerëzore. Temperatura e lartë dhe astma gjithashtu mund të shkaktohen nga stresi dhe vështirësit e ngjashme psikologjike.

Problemet me emocionet dhe stresin mund të shkaktojnë edhe probleme me lukthin. Lukthi e kontrollon një sistem shumë kompleks, ndërsa stresi mund të shkaktojë probleme me tretjen. Njerëzit shpesh e shmangin zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe më pas vuajnë nga komplikime të tilla, paralajmërojnë profesionistët.

Vetë-kritika dhe frika sjellin dhimbje të forta koke dhe migrenë. Këto dy gjendje, si dhe vetëvlerësimi i ulët dhe problemet e brendshme, mund të shkaktojnë stres dhe ankth, gjë që sjell gjithashtu një ndjenjë poshtërimi dhe nevojë për të punuar edhe më shumë për të qenë mjaftueshëm më të mirë. 

E gjithë kjo krijon shumë presion dhe informacion në kokë, gjë që shkakton dhimbje koke dhe migrenë.

Depresioni dhe ankthi i tërheqin problemet e zemrës. Nëse shpesh jeni në ankth, konsultoheni me mjekun, sepse problemet e tilla mund të shkaktojnë probleme me zemrën.