Nëse keni dhimbje të nyjeve dhe të belit, ndoshta keni mungesë të vitaminës D

Shumë sëmundje nuk janë të shkaktuara, por shpesh janë të përkeqësuara nga mungesa e vitaminës D!

Sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri janë vetëm disa nga sëmundjet që lidhen me mungesën e vitaminës D. Dhimbja në kyçet dhe belin, veçanërisht në pjesën e poshtme të shpinës, mund të jetë shenjë e qartë se ju vuani nga mungesa e “vitaminës së dritës”, siç quhet shpesh vitamina D.

Shumë studime vlerësojnë se madje deri në 70 për qind e njerëzve vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Pjesën më të madhe të saj do ta prodhonte trupi i njeriut, me kusht që shpesh dhe mjaftueshëm të ishte i ekspozuar ndaj dritës së diellit. Megjithatë, në vendet e hemisferës veriore, sidomos në muajt e dimrit, shumica e njerëzve nuk janë mjaftueshëm të ekspozuar në diell.

Vet të ushqyerit shpesh herë nuk është në gjendje të siguroj sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine. Tek gratë në menopauzë, mungesa e kësaj vitaminë është veçanërisht e theksuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që në ditët e para pranverore të qëndrohet në diell, sigurisht nëse është e mundur, edhe atë disa herë në ditë. 

Ideale do të ishte 3-4 herë në javë të ecnit në diell, të paktën pesëmbëdhjetë minuta. Trupi do të sintetizojë deri në 90 për qind të nevojave ditore të kësaj vitamine. Tek të ushqyerit shtoni kërpudhat, peshkun yndyror dhe vezët, edhe kjo mund të jetë një ndihmë e madhe.