NËSE KENI DIJABET DHE PLANIFIKONI TË UDHËTONI: Gjithmonë mbani me vete një lloj burimi të shpejtë sheqeri në rast se keni hipoglicemi.

Me një planifikim të duhur dhe kujdes të vazhdueshëm, ju mund ti shijoni pushimet tuaja duke mbajtur sëmundjen e diabetit nën kontroll

Është shumë e rëndësishme të kontaktoni me mjekun tuaj përpara se të udhëtoni për të marrë udhëzime shtesë specifike bazuar në gjendjen tuaj individuale dhe për të adresuar çdo pyetje ose shqetësim që mund të keni. 

Nëse keni diabet dhe po përgatiteni për pushime, ka disa gjëra të rëndësishme që duhet të dini ose të keni parasysh në mënyrë që të mbani një kontroll të mirë të sëmundjes suaj. Në tekstin e mëposhtëm, ne ju ofrojmë disa rekomandime që mund t’ju ndihmojnë:

Ilaçet dhe terapia

Sigurohuni që të keni mjaftueshëm ilaçe me vete për t’ju mbuluar gjatë gjithë pushimeve tuaja, natyrisht duke përfshirë insulinën nëse e përdorni ose ilaçe të tjera orale që mund t’ju nevojiten. Sigurohuni gjithashtu të keni një sasi rezervë ilaçesh me vete për çdo rast të paparashikuar ose vonesave në kthimin tuaj. Është gjithashtu një ide e mirë të mbani me vete një dokument mjekësor që tregon se vuani nga diabeti.

Mos harroni të merrni me vete gleukometrin dhe pajisjen që ju nevojitet për matje të rregullt. Mund t’ju duhet të monitoroni glukozën tuaj më shpesh se zakonisht për shkak të ndryshimeve në rutinën tuaj, dietës dhe aktivitetit fizik.

Ushqimi i shëndetshëm

Gjatë pushimeve, është e rëndësishme të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Përpiquni të mbani një orar të rregullt të vakteve dhe të shmangni konsumimin e tepërt të ushqimeve të pasura me sheqer ose karbohidrate. Nëse do të hani jashtë, zgjidhni opsione të shëndetshme dhe kontrolloni porcionet. Mbani gjithmonë me vete një lloj burimi të shpejtë sheqeri në rast se keni hipoglicemi.

Aktiviteti fizik

Ushtrimi i aktivitetit fizik është i rëndësishëm për të kontrolluar diabetin, edhe gjatë pushimeve. Mundohuni të mbani një nivel të rregullt të aktivitetit fizik, si ecja, noti ose aktivitetet në natyrë. Sidoqoftë, mos harroni se mund t’ju duhet të rregulloni marrjen e ushqimit dhe ilaçeve bazuar në nivelin tuaj të aktivitetit fizik. Konsultohuni me mjekun tuaj për udhëzime specifike.

Përpiquni të mbani një orar të rregullt të vakteve dhe të shmangni konsumimin e tepërt të ushqimeve të pasura me sheqer ose karbohidrate. Nëse doni të hani jashtë, zgjidhni opsione të shëndetshme dhe kontrolloni porcionet. Mbani gjithmonë me vete një lloj burimi të shpejtë sheqeri në rast se keni hipoglicemi

Gjatë pushimeve tuaja, është e rëndësishme të hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Përpiquni të mbani një orar të rregullt të vakteve dhe të shmangni konsumimin e tepërt të ushqimeve të pasura me sheqer ose karbohidrate

Monitorimi i nivelit të glukozës

Mos harroni të merrni me vete gleukometrin dhe pajisjen që ju nevojitet për matje të rregullt. Mund t’ju duhet të monitoroni glukozën tuaj më shpesh se zakonisht për shkak të ndryshimeve në rutinën tuaj, dietës dhe aktivitetit fizik. Sigurohuni që të dini se çfarë të bëni në rast të niveleve të larta ose të ulëta.

Gjithmonë me vete mbani dokumentacion mjekësor (grafikë/udhëzim) që tregon se keni diabet, në rast urgjence. Sigurohuni që t’i tregoni shoqëruesit tuaj në mënyrë që ata të dinë se si t’ju ndihmojnë në rast urgjence.

Rregulloni ndryshimin në zonat kohore

Nëse udhëtoni nëpër zona të ndryshme kohore, duhet të jeni të vetëdijshëm se si kjo mund të ndikojë në orarin tuaj të mjekimit dhe vakteve. Konsultohuni me mjekun tuaj I cili ju ndjek rregullisht për udhëzime specifike se si të rregulloni orarin tuaj gjatë udhëtimit.

Nëse udhëtoni nëpër zona të ndryshme kohore, duhet të jeni të vetëdijshëm se si kjo mund të ndikojë në orarin tuaj të mjekimit dhe vakteve. Konsultohuni me mjekun tuaj i cili ju ndjek rregullisht për udhëzime specifike se si të rregulloni orarin tuaj gjatë udhëtimit.

Mbani gjithmonë dokumentacion mjekësor (grafikë/udhëzim) që tregon se keni diabet, në rast urgjence. Sigurohuni që t’i tregoni shoqëruesit tuaj në mënyrë që ata të dinë se si t’ju ndihmojnë në rast urgjence.

Mos harroni se është e rëndësishme të komunikoni me mjekun tuaj përpara se të udhëtoni për të marrë udhëzime shtesë specifike bazuar në gjendjen tuaj individuale dhe për të adresuar çdo pyetje ose shqetësim që mund të keni. Me planifikimin e duhur dhe kujdesin e vazhdueshëm, ju mund të shijoni pushimet tuaja duke mbajtur një kontroll të mirë të diabetit tuaj.

Ekipi i endokrinologëve në klinikën “Zhan Mitrev” është në dispozicionin tuaj për konsultim dhe/ose trajtim të të gjitha problemeve tuaja me diabetin. Rezervoni konsultën tuaj në 02 3091 484.