NËSE NUK NDIHENI MIRË, QËNDRONI NË SHTËPI: Këto janë simptomat e Kovid-it që po mbizotëron për momentin

Shumica e simptomave të Covid-19 janë të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm, thotë Dr. Sarah Hohman, një epidemiologe dhe drejtuese e Repartit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin “Tisch” në Nju Jork.

Numri i të infektuarve me Covid rritet pikërisht gjatë sezonit të festave. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të njihen simptomat që shoqërojnë Covid-19, por ajo që duhet të kemi parasysh është se ato kanë ndryshuar që nga fillimi i pandemisë.

Simptoma të tilla si ngufatje dhe dhimbje gjoksi janë arsyet për të kërkuar kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur

Simptomat më të shpeshta janë:

  • Rrjedhje hundësh;
  • Dhimbje fyti;
  • Kollë e thatë;
  • Dhimbje koke;
  • Dhimbje trupi;
  • Lodhje;
  • Rritja e temperaturës trupore.

Humbja e shijes dhe nuhatjes janë simptoma gjithnjë e më të rralla. Edhe pse mund t’i keni ende, ato sigurisht që nuk janë aq të zakonshme sa ishin në fillim të pandemisë.

Simptoma të tilla si gulçim dhe dhimbje gjoksi duhet të jenë një arsye për të kërkuar kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur. Dr. Xho Kabaza thotë se këto simptoma po shfaqen gjithnjë e më shumë kohëve të fundit.

Vaksina kundër Covid është ende mbrojtja juaj më e mirë kundër virusit.

Çfarë mund të bëjmë që të mbrohemi ?

Higjiena themelore që praktikojmë, siç janë pastime i duarve, është shumë e rëndësishme. Gjithashtu, do t’ju duhet të mendoni edhe mbajtjen e maskës në vendet ku ka shumë njerëz. Dhe çka është më e rëndësishmja është ajo, që në nuk ndiheni mirë rini në shtëpi. Mbroni njerëzit përreth.