Një gotë qumësht në ditë parandalon astmën

Pas monitorimit prej gjashtë viteve të fëmijëve, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se fëmijët që pijnë rregullisht qumësht të papërpunuar nga fermat kanë shumë më pak shanse për astmën, sesa fëmijët që pijnë qumësht të përpunuar nga shitoret.

Studiuesit gjatë një periudhe gjashtë vjeçare, ndoqën më shumë se një mijë nëna dhe fëmijët e tyre. Rezultatet ishin se rreziku ndaj astmës ishte më i ulët tek ato fëmijë që pinin qumësht të papërpunuar që prej së vogli. Studimi tregoi një korrelacion midis konsumit të qumështit dhe rrezikut të zhvillimit të astmës tek fëmijët.

Në studimin afatgjatë, u ndoqën 1 133 nëna nga pesë vende evropiane. Ata u monitoruan që gjatë lindjes së fëmijës deri në moshën gjashtë vjeçare të fëmijës. Të gjithë të anketuarit jetonin në zona rurale.

Një herë në vit nënat u shqyrtuan për sasinë e qumështit që konsumonin fëmijët. Pas moshës katër vjeçare të fëmijës, studiuesit morën mostër nga qumështi që e pinin fëmijët, si dhe gjak nga fëmijët. Pas monitorimit prej gjashtë viteve të fëmijëve, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se fëmijët që pijnë rregullisht qumësht të papërpunuar nga fermat kanë shumë më pak shanse për astmën, sesa fëmijët që pijnë qumësht të përpunuar nga shitoret.

Hulumtuesit theksojnë se përqindja e yndyrës së qumështit, si dhe e acideve yndyrore omega-3, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe theksojnë se është mjaftë e rëndësishme që fëmijët të konsumojnë qumësht të freskët, të papërpunuar. Ata shpresojnë se ky studim do të ndikojë mbi industrinë, në mënyrë që të lehtësojnë metodat e përpunimit të qumështit dhe kështu të ruhen vetitë ushqyese, të cilat ndikojnë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.