Një infeksion viral në hundë mund të shkaktojë ndezje të veshit të mesëm tek fëmijët

Të gjithë kemi bakterie në hundë, por në shumicën e rasteve ato nuk shkaktojnë probleme. Megjithatë këto baktere mund të shkojnë në veshin e mesëm dhe të shkaktojnë ndezje.

Rezultatet e një studimi amerikan treguan se inflamacioni akut i veshit të mesëm, i cili është shumë i zakonshëm tek fëmijët e vegjël, mund të jetë edhe pasojë e një infeksioni viral të hundës. Gjegjësisht, një infeksion viral në hundë mund të shkaktojë migrimin e baktereve nga hunda në vesh, si dhe një infeksion të veshit të mesëm.

Të gjithë kemi baktere në hundë, por në shumicën e rasteve ato nuk shkaktojnë probleme. Megjithatë, në kushte të caktuara, këto baktere mund të shkojnë në veshin e mesëm dhe të shkaktojnë ndezje.

Ky hulumtim ka treguar se virusi i gripit mund të shkaktojë infeksione të veshit të mesëm me bakterin Streptococcus pneumoniae. Ndryshe, dihet se bakteri i përmendur është i pranishëm në hundën e fëmijëve në dy faza, në fazën joinvazive dhe atë invazive. Në fazën invazive, Streptococcus pneumoniae mund të gjendet edhe në veshin e infektuar.

Prania e virusit në hundë shkakton infeksion me bakterin Streptococcus pneumoniae, edhe kur është në një stad joinvaziv, beninj. Mendohet se, infeksioni i virusit nga gripi ndryshon reagimin e sistemit imunitar ndaj baktereve të përmendura.

Vlerësohet se tre në pesë fëmijë kanë infeksionin e veshit të mesëm në vitin e parë në vitin të jetës. Deri në ditëlindjen e tyre të tretë, ky numër do të jetë 4 nga 5 fëmijë dhe të gjithë fëmijët do të kenë të paktën një inflamacion të tillë deri në ditëlindjen e tyre të pestë.

Bakteri Streptococcus pneumoniae mendohet të jetë përgjegjës për 50 deri në 60 për qind të ndezjes së veshit të mesëm.

Burimi: Infection and Immunity

Përktheu dhe përshtati:S.N