Pasanik bëni kujdes: Humbja e papritur e pasurisë rrit rrezikun e vdekjes

Studimi, i botuar në revistën JAMA, ka hulumtuar se si humbja e stabilitetit financiar me kalimin e kohës reflekton mbi shëndetin.

Kur njerëzit humbin 75 për qind ose më shumë nga pasuria e tyre, ata kanë një shans prej 50 për qind më të madh që të vdesin më herët se ata që nuk e kishin atë, tregoi një sondazh i ri.

Studimi, i botuar në revistën JAMA, ka hulumtuar se si humbja e stabilitetit financiar me kalimin e kohës reflekton mbi shëndetin.

Lindsey Poole, asistent profesoreshë e mjekësisë preventive në Universitetin Northwestern në Illinois dhe kolegët e saj, ndoqën më shumë se 8,700 njerëz të moshave 51 deri në 61 vjeç, të cilët morën pjesë studimin kombëtar.

Ata vunë re “një shok negative të pronës”, e definuar si një humbje prej 75 përqind ose më shumë të pasurisë, duke përfshirë pensionin, shtëpinë apo biznesin, për dy vjet reflekton vdekshmërinë.

Gjatë 20 viteve, 25 për qind e njerëzve përjetuan një përvojë të tillë dhe kishin rrezik shumë më të lartë të vdekjes për arsye të ndryshme.

“Të kesh, dhe t’i humbësh” mund të ketë pasoja të tmerrshme për shëndetin

“Kjo është diçka që miliona njerëz e kalojnë,” tha ajo.

Është shumë njohur që varfëria reflekton mbi shëndetin dhe vdekshmërinë, por shkencëtarët u befasuan nga fakti se humbja e pasurisë ka ndikim të ngjashëm në rrezikun e vdekjes së parakohshme madje edhe atëherë kur pothuajse është zhdukur.

Hulumtimi nuk ka studiuar se si humbja e pasurisë pasqyrohet drejtpërsëdrejti në shëndet. Por “supozohet se goditja e pronës është një ngjarje stresuese, ndërsa stresi kronik mund të reflektojë afatgjate pothuajse tek çdo organ”, tha Poole.