Njihni goditjen në tru

Shkaku më i zakonshëm i sulmit është ateroskleroza, e cila paraqet ngurtësimin e arterieve. Në muret e brendshme të arterieve grumbullohet pllakë e përbërë nga kalciumi, yndyra, kolesteroli dhe substanca të tjera, me çka zvogëlohet kapaciteti i arterieve dhe komplikohet qarkullimi i gjakut.

Sulmi në tru është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes në botë. Kjo gjendje është rezultat i spërkatjes ose bllokimit të një ene gjaku në tru, dhe nëse nuk trajtohet, qelizat në tru vdesin.

Faktorët më të zakonshëm të rrezikut të sulmit në tru janë: tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, diabeti dhe mbipesha.

Ka dy lloje të goditjes në tru dhe ato trajtohen në mënyra të ndryshme.

Goditja ishemike është lloji më i zakonshëm i sulmit në tru, i cili prek nëntë nga 10 persona. Shkaku i kësaj gjendjeje është trombi i cili është i bllokuar në një enë gjaku në tru. Trombi mund të formohet në një vend ose të udhëtoj me ndihmën e qarkullimit të gjakut.

Goditja hemoragjike në tru është rezultat i dobësimit të enës së gjakt dhe lasaritja e po të njejtit. Kjo lloj goditjeje nuk është aq e zakonshme, por në shumicën e rasteve është fatale, pasiqë rezulton me gjakderdhje në tru, gjë që është shumë e vështirë për t’u penguar.

Shkaku më i zakonshëm i sulmit është ateroskleroza, e cila paraqet ngurtësimin e arterieve.

Në muret e brendshme të arterieve grumbullohet pllakë e përbërë nga kalciumi, yndyra, kolesteroli dhe substanca të tjera, me çka zvogëlohet kapaciteti i arterieve dhe komplikohet qarkullimi i gjakut. Këto parregullsi janë vendi i përsosur për vendosjen e trombeve. Kjo gjendje mund të rezultojë me goditje ishemike. Nga ana tjetër, goditja hemoragjike zakonisht është si rezultat i tensionit të lartë të gjakut, me çka arteriet janë më të prirura për spërkatje.

Simptomat

  • Marramendje ose dobësim i papritur i trupit, sidomos nëse prek vetëm njërën anë;
  • Ndryshime të papritura të shikimit në njërin ose të dy syte ose vështirësi në gëlltitje;
  • Kokëdhimbje të forta të papritura, të natyrës së panjohur;
  • Marramendje e papritur ose humbja e ekuilibrit;
  • Konfuzion i papritur, vështirësi në të folurit dhe të kuptuarit.

Ekzistojnë edhe analiza përmes së cilave mund të përcaktohen simptomat e sulmit në tru. Një nga testet më të mira quhet F.A.S.T. (Face, Arms, Speech, Time).

  • Fytyra: Personin që mendoni se e ka përjetuar sulm në tru, kërkoni që të buzëqesh, për tu vërtetuar se njëra anë e fytyrës nuk është ngritur.
  • Duart: Probleme me ngritjen e njërës nga të dyja duart.
  • Të folurit: A mund të shqiptojë një fjali të thjeshtë ose në mënyrë të paqartë shqipton ndonjë fjalë?
  • Koha: Nëse personi shfaq ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.

Koha e kaluar pas sulmit në tru mund të jetë faktori më i rëndësishëm në atë se si do të jetë fati i pacientit. Gjatë mungesë së oksigjenit në qelizat e trurit, ata fillojnë të vdesin në minutën e njëjtë. Ekzistojnë barna që mund të pengojnë dëmtimin e qelizave, por ato duhet të përdoren më së shumti tre orë pas sulmit. Kur një herë të dëmtohen indet e trurit, atëherë pjesët e trupit që kontrollohen nga ajo pjesë e trurit nuk do të funksionojnë normalisht. Kjo është arsyeja pse sulmi në tru shkakton pasoja afatgjata.