Obeziteti dhe hepatiti rrisin rrezikun e kancerit të mëlçisë në vendet e zhvilluara

Në katër shtete: SHBA, Britania e Madhe, Australia dhe Kanada - kanceri i mëlçisë është kanceri i vetëm i madh në të cilin numri i vdekjeve rritet nga vit në viti.

Gjatë 25 viteve të fundit, në disa vende të zhvilluara, numri i pacientëve me kancer të mëlçisë është dyfishuar për shkak të epidemisë së vazhdueshme të obezitetit dhe rritjes së numrit të pacientëve me hepatit, tregoi një studim i ri.

Në katër shtete: SHBA, Britania e Madhe, Australia dhe Kanada – kanceri i mëlçisë është kanceri i vetëm i madh në të cilin numri i vdekjeve rritet nga vit në viti. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëhen përpjekje për të parandaluar zhvillimin e kancerit të mëlçisë, ose nëse është zhvilluar, të zbulohet në një fazë më të hershme të sëmundjes.

Obeziteti shkakton mëlçinë yndyrore jo-alkoolike, gjë që mund të çojë në zhvillimin e kancerit të mëlçisë

Rreth 20 përqind e njerëzve në vendet e zhvilluara kanë një shkallë të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike. Tek këto, në 1 nga 10 persona mund të zhvillohet cirroza në mëlçi, ndërsa në 20 deri 30 për qind të pacientëve me cirrozë zhvillohet kanceri në mëlçi. Kjo do të thotë se vetë trashja mund të çojë në një numër të madh të rasteve të kancerit të mëlçisë, pasi numri i njerëzve të trashë rritet nga viti në vit.

Sa i përket hepatitit, hepatiti B dhe hepatiti C janë sëmundje virale të cilat shkaktojnë inflamacion të mëlçisë. Pa trajtim, inflamacioni i mëlçisë mund të përparojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Shumë prej njerëzve me hepatit B dhe C nuk janë në dijeni se janë të infektuara, mirëpo deri në kohën e diagnostifikimit kanceri i mëlçisë tashmë mund të jetë  zhvilluar.

Medikamentet e reja antivirale ndihmojnë në mjekimin e 95% të pacientëve me hepatitin C. Këto barna efektive nuk janë të disponueshme për trajtimin e hepatitit B, por në shumicën e rasteve ekzistojnë barna të cilat mund ta kontrollojnë infeksionin dhe ta parandalojnë zhvillimin e kancerit të mëlçisë, u theksua në Samitin global për hepatitit, i cili u mbajt kohëve të fundit në Toronto, Kanada.