Operacioni i veshëve për shkak të formës, pozicionit, madhësisë

Mund të korrigjohen edhe defekte të lindura ose defekte si pasojë e një lëndimi. Nëse bëhet fjalë për defekt të lindura, atëherë ndërhyrja rekomandohet pas moshës pesë vjeçare.

Me kirurgjinë e veshëve mund të korrigjohet forma, pozicioni, asimetria dhe madhësia e veshëve. Kjo është një procedurë kirurgjikale relativisht e thjeshtë, që jep rezultate të kënaqshme dhe pacient të kënaqur. Gjithashtu mund të korrigjohen edhe defekte të lindura ose defekte si pasojë e një lëndimi. Nëse bëhet fjalë për defekt të lindur, atëherë ndërhyrja rekomandohet pas moshës pesë vjeçare.

Kirurgu duhet ta dijë ndërtimin anatomik të veshit, pasi shkaku i “veshëve llapush” mund të jetë pikërisht anatomia e varfër. Pavarësisht se cila metodë kirurgjikale duhet të aplikohet, secila prej tyre përfshin heqjen e lëkurës së tepërt, modifikimin e kërcit dhe qepjen e plagëve. Prerja bëhet pas veshitt, kështu që ato më vonë janë të pavërejtshme.

Para së gjithash, pacientit i merret anamneza, kryhen ekzaminimet klinike dhe merret vendimi se cila metodë kirurgjikale do të aplikohet. Ndërhyrja kirurgjikale e veshëve bëhet me anestezi lokale. Pas ndërhyrjes, pacienti menjëherë lëshohet në shtëpi me këshilla për kujdesin postoperativ. Kryhet imobilizimi i veshëve, i cili hiqet pas një jave. Pas heqjes së fashës, zakonisht janë të pranishme hematoma dhe ënjtje, të cilat largohen pas 10 ditëve.