Pas festave rifreskoni trupin tuaj me detoks tre ditor

Nuk dini se si të filloni dietën apo të ndryshoni mënyrën e jetësës? Detoksi tre ditor ndoshta është zgjidhja për ju.

Nuk është e lehtë të ndalosh së ngrëni pas atyre vaktave të mëdha ushqimore gjatë festave, por ky trajtim tre ditor për pastrim mund të jetë një fillim i mbarë i dietës dhe kthimit të organizmit në normale.

Pse është i dobishëm detoksi?

Pas pushimeve, ndjehemi të fryrë, të rënduar dhe thjesht jashtë ritmit të përditshëm. Para dhe gjatë festave, shpesh herë hamë më shumë sesa duhet, por shpesh shmanget edhe aktiviteti fizik. Dietat tre ditore janë të dobishme sepse ato të kthejnë përsëri në rutinën normale dhe motivojnë që të përmirësohen zakonet e të të ushqyerit.

Pas këtij detoksi tre ditor, trupi me siguri që do të ndihet ndryshe, por është e mundshme që të vini re edhe ndryshime të vogla.

Çfarë duhet të konsumoni?

  • Në të tre ditët është e nevojshme që të konsumoni ushqime plotësisht natyrale. Kjo do të ndryshojë mënyrën se si reagon shija dhe nuk do të keni më nevojë për ushqime të kripura, crunchy ose të yndyrshme, me të cilat jeni mësuar gjatë festave.
  • Ndaloni së konsumuari karbohidrate jo të shëndetshme dhe të thjeshta. Shmangni prodhimet e furrës së bukës dhe fokusoheni tek proteinat yndyrore, peshqit, perimet e ziera dhe të freskëta.
  • Mos e kriposni ushqimin dhe mos përdorni salca. Shumë salca, si ato të sallatave ose skarës janë plot me sheqerna dhe natrium, për shkak të të cilave ndjeheni të fryrë dhe e mbani ujin në trup.
  • Konsumoni fruta kur dëshironi të konsumoni ëmbëlsira. Kjo do të jetë shumë e vështirë ditën e parë dhe të dytë, pasi keni krijuar shprehi për të konsumuar ëmbëlsira dhe gjëra të tjera të ëmbla.
  • Futni sasi të mëdha uji. Ndalohet që të pini lëngje, pije të gazuara, alkool dhe të gjitha pijet tjera të ëmbla. Më së miri është që të pini vetëm ujë dhe çajra natyral. Në ujë lirisht mund të shtoni trangull, kivi, portokall dhe fruta pylli.