Pas studimeve të shumta, përfundimisht janë gjetur shkaktarët e leukemisë dhe alergjive

Fëmijët zakonisht sëmuren për shkak të një gabimi të prindërve

Shkencëtarët, pas më shumë se 30 vjet kërkimesh, kanë arritur në përfundimin se leukemia limfoblastike akute, sëmundja që zakonisht prek fëmijët, mund të parandalohet në një mënyrë të thjeshtë. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pastërtia e tepërt mund të çojë në të. Mesatarisht, një në 20 fëmijë ka predispozitë gjenetike ndaj kësaj sëmundjeje, por nëse sistemi imunitar i fëmijës zhvillohet siç duhet, fëmija do të mbetet i shëndetshëm.

Sidoqoftë, nëse nuk janë të ekspozuar ndaj mikrobeve të caktuara deri në moshën një vjeçare, imuniteti nuk do të zhvillohet mirë dhe nuk do të dijë se si të merret me infeksionet. Pikërisht kjo është arsyeja pse pastërtia është e lidhur me sëmundjet e ndryshme dhe alergjitë.

Prindërit sot përpiqen t’i mbajnë fëmijët e tyre në higjenë të përsosur, por nuk e kuptojnë se fëmijët duhet të vijnë në kontakt me disa baktere derisa rriten dhe kështu forcojnë imunitetin e tyre. Është e rëndësishme që fëmijët të jenë në kontakt me fëmijët tjerë, të luajnë në tokë, të jenë në kontakt me kafshët.

Është interesant fakti se në vendet më pak të zhvilluara ku fëmijët janë më të ekspozuar ndaj mikroorganizmave, nuk ka pasur rritje të sëmundjeve të shoqëruara me imunitet të dobët si, diabeti i tipit 1 dhe skleroza multiple.