Pastroni organizmin me një javë regjim ushqimor

Duke i u përmbajtur një lloji të caktuar të ushqimit, mund të pastroni dhe rigjeneroni traktin digjestiv, por edhe të gjithë organizmin, i cili në këtë mënyrë do të rifreskohet, shërohet dhe rigjenerohet shpejt.

Jetesa me ritëm të shpejtë, gjumi jo i mjaftueshëm, ushqimi jo i rregullt dhe jo i shëndetshëm bartin pasoja shëndetësore, nga të cilat më të zakonshme janë lodhja kronike, dhimbja e kokës dhe tensioni, problemet me tretjen dhe shumë sëmundje të tjera. Kjo është shenjë se trupi vuan, është plot me toksina dhe ka nevojë për pushim. Zgjidhje e lirë dhe natyrale është regjimi, i cili mund të zbatohet maksimumi për një javë.

Duke i u përmbajtur një lloji të caktuar të ushqimit, mund të pastroni dhe rigjeneroni traktin digjestiv, por edhe të gjithë organizmin, i cili në këtë mënyrë do të rifreskohet, shërohet dhe rigjenerohet shpejt. Kjo është një nga metodat më të vjetra për shërimin dhe ruajtjen e shëndetit.

Si bëhet ky regjim një javor?

Shtatë ditë të javës, kalojini vetëm duke konsumuar ujë dhe lëngje të freskëta të shtrydhura. Nëse nuk mund mbijetoni vetëm me lëngjet, hani fruta, më së miri molla. Me rritjen e konsumit të lëngjeve, përmirësohet pastrimi i sistemit digjestiv, veshkave, ndërsa parandalohet edhe tharja e lëkurës. Gjatë kësaj periudhe kushtojini më shumë kohë vetes – ecni në natyrë, meditoni pasiqë në këtë mënyrë zemra dhe enët e gjakut do të jenë më pak të ngarkuara, ndërsa qelizat shpejt do të mbushen me oksigjenin e nevojshëm. Nëse nuk mundeni të mbijetoni pa ushqim gjatë gjithë javës, atëherë mos hani asgjë pas drekës. Lëngjet natyrale do të freskojnë, pastrojnë dhe rigjallërojnë të gjithë organizmin, por një pjesë kushtojeni vetëm lëngjeve.

Me futjen e ndryshimeve të vogla tek të ushqyerit bëhen mrekulli – do të shërohen sëmundje dhe çrregullime të ndryshme: duke filluar nga vështirësitë gjatë tretjes, fryrje, kapsllëk, e deri lëkurë të shëndetshme, madje kokëdhimbjet dhe tensionet do të zhduken. Gjatë kësaj periudhe më shumë përmirësohet absorbimi i materieve ushqyese, qelizat marrin më shumë vitamina dhe minerale.