Pastroni zorrët nga toksinat: Pija që do t’ju rigjallëroj (recetë)

Pastrimi i zorrëve me këtë recetë zgjat një muaj

Victoria Semyonova, specialiste për shërimin natyror, zbulon recetën për pastrimin radikal të zorrëve!

Gjysmë kilogrami karrota të freskëta dhe po aq panxhar, i prisni në copa dhe i vendosni në një tenxhere. Mbulojini me ujë të vluar – uji duhet të jetë dy gishta mbi perimet. Më pas shtoni një grusht kajsi të thata të grira dhe rrush të thatë.

Tenxheren vendoseni në zjarr me qëllim që të vloj uji, dhe menjëherë pas kësaj largojeni nga zjarri. Te lëngu shtoni një lugë mjaltë dhe lëreni që të qëndrojë. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 12 orë në vend të ftohtë. Pas kësaj, kullojeni lëngun dhe pini nga një gjysmë gotë tri herë në ditë. Lëngun e ngelur rruajeni në frigorifer.