Përgatiteni vetë pastën e dhëmbëve

Ja një recetë për pastë dhëmbësh të përgatitur në kushte shtëpie, e cila jo vetëm që nuk është e dëmshme, por do t'i bëjë dhëmbët tuaj të shkëlqenjë dhe më të bardhë në një kohë të shkurtër.

Kjo recetë është shumë e thjeshtë, por efektet e saj janë të mrekullueshme. Në vijim do të gjeni mënyrën e përgatitjes së kësaj recete.

Merrni gjysmë lugë çaji me baltë jeshile, 20 pika stevia, 6 pika vaj esencial i pemës së çajit, 15 pika vaj esencial të mentolit, gjysmë lugë çaji kripë deti dhe pak ujë.

Të gjithë përbërësit përzijini mirë dhe kalojeni atë në një shishe prej qelqi dhe mbylleni mirë atë. Në mëngjes dhe mbrëmje, pastroni dhëmbët me këtë lloj paste dhe do të vini re se brenda pak ditësh dhëmbët do të jenë më të bardhë, me shkëlqim dhe nuk do të ketë më gurë, ndërsa nëse e përdorni për një kohë më të gjatë, do të mbroj dhe parandaloj dhëmbët nga kariesi.

Avantazhi i kësaj paste është se nuk përmban asnjë kimikat, kështu që nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve, ndërsa përbërësit natyral në të janë pastrues të shkëlqyeshëm.