Perimenopauza – periudha para menopauzës

Perimenopauza zakonisht zgjat katër vjet para menopauzës. Tek disa gra mund të vihet re vetëm për disa muaj, por tek disa mund të zgjas edhe më shumë se katër vjet.

Periudha që i paraprin menopauzës quhet perimenopauzë. Ndryshim i tillë fillon disa vite para menopauzës. Në periudhën e perimenopauzës, trupi gradualisht fillon të prodhojë më pak estrogjen. Fillon në një moshë të ndryshme, zakonisht në fillim të moshës 40 vjeçare te gratë. Tek disa gra mund të fillojë shumë më herët. Nuk dihet se cila është shkaku i fillimit të hershëm ose të vonshëm të perimenopauzës.

Perimenopauza konsiderohet të ketë përfunduar atëherë kur, gruaja nuk ka pasur cikël mujor menstrual për 12 muaj të njëpasnjëshme.

Nuk ka përgjigje kategorike se sa zgjat perimenopauzë dhe gjithmonë është individuale. Zakonisht kjo periudhë para menopauzës zgjat katër vjet. Tek disa gra mund të vihet re vetëm për disa muaj, por tek disa mund të zgjas edhe më shumë se katër vjet.

Simptomat

  • Valë të nxehta;
  • Ndjesi dhimbjeje në gjoks dhe tension;
  • Libido e ulët;
  • PMS më i dhimbshëm se zakonisht;
  • Lodhje;
  • Cikël jo i rregullt;
  • Thatësi vaginale;
  • Inkontinenca gjatë teshtimës, kollitjes, të qeshurës;
  • Probleme me gjumin;
  • Gjendja e ndryshueshme shpirtërore.

Gjinekolog është ai i cili mund të diagnostifikojë menopauzën, përmes gjakut duke testuar hormonet. Megjithatë, gjatë periudhës së perimenopauzës, nivelet e hormoneve ndryshojnë shpesh. Për rezultate më të sakta, është mirë që të bëni disa teste në kohë të ndryshme, sugjerojnë mjekët. Mendohet se disa ndryshime të stilit të jetesës mund të përmirësojnë gjendjen e perimenopauzës:

  • shmangia e cigareve dhe alkoolit;
  • aktiviteti fizik;
  • yoga;
  • praktika respiratore.